Bota

Pamje spektakolare nga shpërthimi i vullkanit në Islandë, u riaktivizua pas 800 vjetësh

20 Mars 2021, 11:38 Nga DOSJA
Pamje spektakolare nga shpërthimi i vullkanit në Islandë, u

ISLANDË– Një vullkan shpërtheu pranë kryeqytetit të Islandës, Reykjavik të Premten, duke çuar llavën lart në qiellin e natës pas mijëra tërmeteve të vogla të ndodhura javët e fundit.

Shpërthimi ndodhi afër Fagradalsfjall, një mal në Gadishullin Reykjanes, rreth 30 km në jugperëndim të kryeqytetit. Rreth katër orë pas shpërthimit fillestar e para në gadishull që nga shekulli i 12-të, llava mbuloi rreth një kilometër katror ose gati 200 fusha futbolli.

“Unë mund të shoh qiellin e kuq të ndezur nga dritarja ime,” – tha Rannveig Gudmundsdottir, banor në qytetin e Grindavik, vetëm 8 km nga shpërthimi.

Sipas Reuters, shpërthimi nuk paraqiste rrezik të menjëhershëm për njerëzit në Grindavik ose për infrastrukturën, sipas Zyrës Islandeze të Meteorologjisë (IMO), e cila e klasifikoi shpërthimin si të vogël. Një çarje prej 500 deri në 750 metra e gjatë u hap në vendin e shpërthimit, duke hedhur burime lave deri në 100 metra  të larta, tha Bjarki Friis i zyrës meteorologjike.

Ndryshe nga shpërthimi në 2010 i vullkanit Eyjafjallajökull, i cili ndaloi afërsisht 900,000 fluturime dhe detyroi qindra Islandezë nga shtëpitë e tyre, ky shpërthim nuk pritet të hedhë shumë hirit ose tymit në atmosferë.

E vendosur midis pllakave tektonike Euroaziatike dhe Amerikës së Veriut, ndër më të mëdhatë në planet, Islanda është një vend i nxehtë sizmik dhe vullkanik ndërsa të dy pllakat lëvizin në drejtime të kundërta.

 

(d.a/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

bota bota rannveig gudmundsdottir shperthen vullkani ne islande rannveig gudmundsdottir shperthen vullkani ne islande

Sondazh

Poll