Bota

Japonia tronditet nga një tërmet 7.2 ballë, pak minuta më vonë një tsunami prej 1 metër lartësi ka goditur zonën verior

20 Mars 2021, 09:47 Nga DOSJA
Japonia tronditet nga një tërmet 7.2 ballë, pak minuta më

JAPONI– Një tërmet 7.2 balltë godet Japoninë veriore në orët e para të mëngjesit të sotëm, duke goditur zonat e shkatërruara nga katastrofa e vitit 2011 dhe duke gjeneruar një tsunami prej 1 metër, tha transmetuesi publik NHK.

Sipas HT, tërmeti që goditi prefekturën Miyagi kishte një madhësi paraprake prej 7.2, tha NHK.

Agjencia Meteorologjike ka lëshuar një alarm për tsunami, ndërsa rrjeti shtetëror Japonez NHK ka paralajmëruar banorët se pritet një metër valëzim në Prefekturën Miyagi.

Si një masë paraprake, u rekomandohej atyre që ishin afër zonave bregdetare të lëviznin në tokë më të lartë.

‘Është e rrezikshme në det ose afër bregdetit. Ata që janë në det duhet të dalin menjëherë nga deti dhe të largohen nga bregu.’– thuhej në paralajmërim.

Paralajmërimi gjithashtu tha se pritej që të kishte ‘luhatje të lehtë të detit’ dhe se në disa vende tsunami mund të jetë më i lartë se ai i parashikuari.

(d.a/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

bota bota termet ne japoni termet ne japoni

Sondazh

Poll