Bota

Shtëpia e Bardhë deklaron se era e fortë ishte shkak i rrëzimit të Joe Biden në shkallët e Air Force One

20 Mars 2021, 09:22 Nga DOSJA
Shtëpia e Bardhë deklaron se era e fortë ishte shkak i

SHBA– Zëvendës Sekretarja e Shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Karine Jean-Pierre të Premten tha se Presidenti Joe Biden është shumë mirë pasi u pengua disa herë në shkallët që ngjiteshin te Air Force One.

Jean-Pierre tha se shkak për rrëzimin e tij ishte bërë era e fortë pasi dhe ajo vetë gati sa nuk u rrëzua për shkak të saj.

“Ishte mot me erë të fortë jashtë. Edhe unë desh u rrëzova duke u ngjitur në shkallët,” – tha Jean-Pierre, duke shtuar se nuk ka arsye për shqetësime mbi shëndetin e Biden.

Sipas CNN, shefja e komunikimeve të Shtëpisë së Bardhë, Kate Bedingfield shkroi më tej për incidentin me shkallët: “E di që njerëzit e panë presidentin Biden të binte duke u ngjitur në shkallë, por jam e lumtur të raportoj se ai është mirë dhe nuk ka nevojë për kujdesje nga grupi mjekësor që udhëton me të”.

Biden, 78-vjeç u pengua dy herë dhe më pas u rrëzua te shkallët teksa vraponte për të hipur në Air Force One. Sidoqoftë, Biden u ngrit shpejt dhe vijoi të ngjiste shkallët, duke përshëndetur përpara se të hynte në aeroplan.

(d.a/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

bota bota rrezohet joe biden rrezohet joe biden

Sondazh

Poll