Bota

Prishtina do të bëhet me lumë, prezantohet projekti nga ku do të ndërtohet shtrati i tij nga 3 burime

20 Mars 2021, 09:58 Nga DOSJA
Prishtina do të bëhet me lumë, prezantohet projekti nga ku do

KOSOVË– Prishtina nuk do të ketë Më epitetin si “kryeqyteti pa lum”. Kjo pasi në investimet që do të bëhen në rrugën A, sipas zyrtarëve komunal do ketë lumin ku do të ndërtohet edhe shtrati i tij.

Drejtori i Investimeve Kapitale në Komunën e Prishtinës, Gëzim Mehmeti, tha se në vitin 2021 përveç 100 rrugëve në pjesën urbane dhe rurale janë edhe dy projekte të mëdha dhe ai i tunelit prapa Teatrit Kombëtar, dhe projekti në rrugën A.

“Në këtë vit kemi dy projekte madhore i cili është projekti i tunelit dhe projekti i rrugës A. Rruga A do ta ketë edhe lumin pra komuna e Prishtinës nuk do të quhet qytet pa lumë por do ta ketë lumin i cili do të rindërtohet pjesa e shtratit”. Janë tri burime në Zllatar dhe do të ketë një gjatësi prej 5 km dhe gjerësi prej 8 metrave. I kemi të planifikuara përfaërsisht 100 rrugë të cilat do të ndërtohen në pjesën urbane dhe rurale. Po ashtu kemi edhe një kontratë të mobilitetit ku ndërtohet sipas planit të mobilitetit”.– tha Mehmeti

Sipas Express, përveç tunelit do të bëhet dhe ndërtimi i sheshit me kalldrëm, duke theksuar se do ti kthehet stili i vjetër i Prishtinës. Mehmeti shtoi se në Prishtinë janë ndërtuar banime kolektive dhe individuale nga një investim prej 3 miliardë eurosh dhe i gjithë investimi në rrugë ka qenë 200 milionë.

(d.a/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

diaspora diaspora gëzim mehmeti prishtina gëzim mehmeti prishtina

Sondazh

Poll