Aktualitet

STUDIMI/ Mjeku Alimehmeti, ndan lajmin e MIRË: Nëse e keni kaluar infeksionin mos u shqetësoni nga variantet e reja (ARSYEJA)

19 Mars 2021, 20:50 Nga DOSJA
STUDIMI/ Mjeku Alimehmeti, ndan lajmin e MIRË: Nëse e keni kaluar

TIRANË- Mjeku Ilir Alimehmeti, së fundmi ka ndarë një studim amerikan, i cili jep shpresë për njerëzit, në një situatë ku e gjithë bota po përballet me pandeminë e Covid-19. 

Në një postim që ka bërë në rrjetet sociale, Alimehmeti, shkruan se sipas studimit, variantet e COVID-19 neutralizohen nga gjaku i pacientëve të sëmurë, atyre që e kanë kaluar infeksionin dhe nga gjaku i personave të vaksinuar me Moderna dhe Pfizer.

Më tej ai thotë se ata që e kanë kaluar infeksionin e Covid-19, nuk duhet të shqetësohen nga variantet e reja, pasi nuk do të preken. 

POSTIMI I PLOTË: 

? Tjetër lajm i mirë mbi aftësinë e imunitetit natyror dhe të vaksinave me mARN për të neutralizuar variantet e reja të SARS-CoV-2.
?? Studiuesit e Emory University (SHBA) studiuan aftësinë e neutralizimit të varianteve të reja nga:
? gjaku i pacientëve të sëmurë
? gjaku i personave që e kanë kaluar infeksionin, dhe ? gjaku i personave të vaksinuar me Moderna ose Pfizer.
✅ Rezultatet treguan se të gjitha mostrat neutralizonin:
? variantin e Wuhanit
? variantin D614G (klasik)
? variantin Britanik
? variantin Kalifornian.
Pra, miqtë e mi:
? Nëse e keni kaluar infeksionin mos u shqetësoni nga variantet e reja.
? Nëse nuk e keni kaluar, vaksinohuni sapo të keni mundësi.

(a.k.doaja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet ilir alimehmeti variantet e koronavirusit ilir alimehmeti variantet e koronavirusit

Sondazh

Poll