Politike

Rama ‘i dashur’ me gazetarët, jep premtimin: Do bëhem shumë i mirë me ju! (VD)

11 Maj 2019, 10:13 Nga DOSJA
Rama ‘i dashur’ me gazetarët, jep premtimin: Do bëhem

Tiranë-Pas caktimit të kandidatëve për zgjedhjet e 30 qershorit, kryeministri Edi Rama nuk ka kursyer edhe batuat me gazetarët. Ai  nuk është pyetur nga gazetarët me  shumë pyetje dhe ka theksuar duke qeshur se do sillet shumë mirë me ta. Sipas Ramës gazetarët janë bërë shumë të mirë me të.

“Nesër të gjithë të deleguarit dhe kandidatë do të jenë në qarkun përkatës për të shpallur kandidaturat e miratuara. Më pas do të fillojmë me fushatën. Ka disa detaje të vogla për t’u konfirmuar. Kemi vendosur për të gjitha bashkitë. S’ka asnjë problem, do të vijojnë. Kaq me pyetje? Jeni bërë shumë të mirë dhe unë do bëhem shumë i mirë me ju.”, u shpreh Rama.

Në mbledhjen e Kryesisë së Partisë Socialiste, janë zyrtarizuar 59 kandidatët e kësaj force politike për zgjedhjet lokale të parashikuara për t’u mbajtur më 30 qershor. Mësohet se Valbona Sako është zgjedhur si kandidate e PS-së për bashkinë Durrës, një emër ky që është mbajtur mister deri në minutat e fundit.  Ende pa emër janë bashkitë: Peqin dhe Has. Kandidatët për këto Bashki priten të zyrtarizohen sot në darkë.

J.V/Dosja.al

 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike edi rama kandidatet e ps rama i dashur me gazetarët edi rama kandidatet e ps rama i dashur me gazetarët

Sondazh

Poll