Aktualitet

DETAJE të reja për 70-vjeçarin që u gjet i vdekur, i moshuari ishte i divorcuar, fëmijët i kishte në emigrim. Fqinjët: N

19 Mars 2021, 19:30 Nga DOSJA
DETAJE të reja për 70-vjeçarin që u gjet i vdekur, i

KORÇË- Detaje të reja janë zbuluar në lidhje me 70-vjeçarin, Vangjush Prodani, i cili u gjet i pajetë brenda banesës së tij.

Burime për Abcnews, bëjnë me dije se i moshuari ishte i divorcuar dhe prej kohësh jetonte i vetëm, ndërsa fëmijët i kishte në emigrim. Viktima që prej disa ditësh nuk kishte dalë nga shtëpia, dhe fqinjtë nuk kishin pasur komunikim me të edhe pse kishin tentuar disa herë.

Mësohet se ata kishin trokitur disa herë në derën e tij, por që Prodani nuk e kishte hapur derën. 

Kanë qenë ata që kanë lajmëruar policinë, e cila në momentin që ka hapur derën ka konstatuar se Vangjush Prodani kishte ndërruar jetë. Vdekja dyshohet natyrale, pasi nga kqyrja paraprake nuk janë konstatuar plagë në trup, ndërsa pritet ekspertiza mjeko-ligjore. Prodani u gjet i vdekur ditën e sotme, dhe dyshohet se ai ka ndërruar jetë 3 muaj më parë. 

(A.k.dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet gjendet i pajete vangjush prodani gjendet i pajete vangjush prodani

Sondazh

Poll

Aktualitet 19 Mars 2021, 16:53

TIRANË- Ambasada suedeze në Tiranë ka njoftuar qytetarët se nga data 15 maj do të fillojnë fluturimet direkte nga Stokholmi dhe Malmo drejt Tiranës.Sipas n...