Aktualitet

“Firmosni potecionin për mbrojtjen e lumit Vjosë”/ Eduard Shalsi i kthen përgjigje Leonardo Di Caprios: Janë ndërprerë

19 Mars 2021, 17:56 Nga DOSJA
“Firmosni potecionin për mbrojtjen e lumit Vjosë”/ Eduard

TIRANË- Ministri i Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes, Eduard Shalsi i përgjigjur shqetësimit të ngritur nga aktori i hollivudit, Leonardo Di Caprios për mbrojtjen e lumit Vjosa në Shqipëri.

Në një deklaratë që ka dhënë për News24, ai ka thënë se dhëniet e lejeve të HEC-ve, janë ndërprerë, duke shtuar se shqetësimi i ambientalistëve është ezauruar. 

“Vjosën unë vetë mbaj mend në komision kemi bërë shumë dëgjesa mes komuniteteve. Janë ndërprerë dhëniet e lejeve të HEC. Por pjesa e Vjosës që kalon në ato peisazhe fantastike është marrë një vendim që nuk do të preket. Nuk është i vetmi, por edhe Di Caprio nëse nuk e ka mësuar duhet ta di tashmë që ai shqetësim i ambientalistëve për pjesën e Vjosës është ezauruar” -u shpreh Shalsi në neës24.

Pak ditë më parë, Leonardo Di Caprio publikoi në rrjetet sociale një foto të lumit Vjosa, ku ftonte të gjithë qytetarët të firmosnin peticionin për mbrojtjen e lumit, nga ndërhyrjen e qeverisë si dhe ndërtimin e hidrocentraleve.

(A.k.dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet eduard shalsi leonardo di caprio eduard shalsi leonardo di caprio

Sondazh

Poll

Aktualitet 19 Mars 2021, 16:53

TIRANË- Ambasada suedeze në Tiranë ka njoftuar qytetarët se nga data 15 maj do të fillojnë fluturimet direkte nga Stokholmi dhe Malmo drejt Tiranës.Sipas n...