Aktualitet

Hapën dyert e mortit, Xhaçka shkon në shtëpinë e major Tanushit: Humbëm një djalë të rrallë

11 Maj 2019, 13:58 Nga DOSJA
Hapën dyert e mortit, Xhaçka shkon në shtëpinë e

TIRANË– Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka ka vizituar familjen e major Klodian Tanushit, i cili humbi luftën me vdekjen ditën e djeshme si pasojë e plagëve të marra nga shpërthimi i një mine. (Lexo këtu)

Ndërkohë që familja ka hapur dyert e mortit, ministrja Xhaçka ka takuar prindërit, bashkëshorten dhe të afërmit e komandantit të kontigjentit EOD në Letoni.

“Me Klodin humbëm një djalë të rrallë e njëherësh edhe profesionistin e kudogjendur.  Klodi është jo vetëm biri juaj por edhe djali ynë. Do i mungojë famijes tonë të madhe në FA. Nuk do jeni kurrë vetëm. Do të qëndrojmë në krahun tuaj përherë.”

Gjatë vizitës së saj, ministrja ka njoftuar familjen edhe lidhur me kthimin e eshtrave të major Tanushit. 

Lidhur me ceremoninë për majorin, jemi në koordimin me palën letoneze e do ju bëhet me dije dita e mbërritjes së trupit dhe e përcjelljes sipas të gjitha ndereve që i takon si dëshmor i atdheut,“-tha Xhaçka.

Tanushi u plagos më 6 maj gjatë një stërvitjeje në Camo Adazi në Letoni, por nuk mundi t’u mbijetonte dot plagëve të marra dhe si pasojë ndërroi jetë mbrëmjen e djeshme në spital, në Letoni. Nga shpërthimi i një bombe, humbi jetën edhe nëntetarja Zarife Hasanaj, dhe përveç majorit Tanushi u plagos edhe nëntetari Julian Kapaj. Trupi i nëntetares Hasanaj u përcoll ditën e djeshme në banesën e fundit në “Varrezat e Dëshmorëve.”

(k.m./dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet nderron jete klodian tanushi shpërthimi në letoni xhacka ne shtepine e major tanushit nderron jete klodian tanushi shpërthimi në letoni xhacka ne shtepine e major tanushit

Sondazh

Poll