Aktualitet

Transportonte emigrantë të paligjshëm, arrestohet 25 vjeçari në Gjirokastër  

19 Mars 2021, 12:24 Nga DOSJA
Transportonte emigrantë të paligjshëm, arrestohet 25

GJIROKASTËR- Një person është arrestuar ditën e sotme në Gjirokastër. Në njoftimin e policisë shkruhet se 25-vjeçari me iniciate F.K organizonte kalimin e emigrantëve të paligjshëm në kufji në këmbin të pagesës. Policia ka shkruar se 25-vjeçari është arrestuar për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufirit”.

Njoftimi i policisë:

“Kapet dhe ndalohet një shtetas i shpallur në kërkim për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufirit”. Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme në DVP Gjirokastër, në bashkëpunim me shërbimet e DVP Durrës, nën drejtimin e Prokurorisë,  në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë, si dhe për kapjen e personave të shpallur në kërkim, kanë bërë të mundur kapjen dhe ndalimin e shtetasit F. K., 25 vjeç, banues në Durrës

Pas një pune hetimore 6-mujore, në kuadër të operacionit “Muzgu” të finalizuar në tetor, si rezultat i të cilit u arrestuan në flagrancë 4 shtetas që u kapën duke transportuar emigrantë të paligjshëm, ka rezultuar se shtetasi F. K. kishte rolin e organizatorit në veprimtarinë kriminale të transportimit të emigrantëve të paligjshëm nga Gjirokastra drejt Tiranës, me destinacion final vendet e BE-së. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Pranë Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.”

(I.A/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet policia e shtetit policia e shtetit

Sondazh

Poll

Aktualitet 19 Mars 2021, 12:23

VLORË– Ngjarja e rëndë e cila u zbulua paraditen e sotme në Vlorë, ku Valentina Prenga ka mbajtur prej dy ditësh në shtëpi bashkëshortin e vdekur Llazar Pr...

Aktualitet 19 Mars 2021, 11:36

VLORE– Ngjarja e rëndë e lagjes “1 maji” në Vlorë ku trupi i vdekur i Llazar Prengës u gjet i pajetë nga policia e Shtetit, disa ditë pasi kishte ndërruar jetë,...