U kapën pa maska, gjobiten 705 qytetarë, ndëshkohet dhe një lokal që u gjet hapur pas orarit të lejuar
19 Mars 2021, 12:03Nga DOSJA
TIRANË– 705 qytetarë janë gjobitur pasi janë kapur teksa lëviznin pa maska. në njoftimin e Policiasë së Shtetit, shkruhet se është gjobitur me 1 milionë lekë të reja pasi është gjetur i hapur pas orarit të lejuar. Gjithashtu janë ndëshkuar me masë administrative 10.000 lekë, 9 shtetas që janë konstatuar duke lëvizur në këmbë pas orës 20:00.
Njoftim nga Policia e Shtetit. Ndëshkohen me masë administrative 813 shtetas, për moszbatimin e masave anticovid. Strukturat e Policisë, krahas përmbushjes së detyrave funksionale për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë, vijojnë kontrollet në të gjithë vendin, për të monitoruar zbatimin e masave për parandalimin e përhapjes së COVID-19. Gjatë 24 orëve të fundit, Patrullat e Përgjithshme kanë evidentuar dhe ndëshkuar me masë administrative 3.000 lekë, 705 shtetas që janë konstatuar pa maskat mbrojtëse.
Shërbimet e Policisë Rrugore kanë ndëshkuar me të njëjtën masë administrative, 98 shtetas që udhëtonin në mjete private me persona me të cilët nuk kishin lidhje familjare apo në mjetet e transportit publik, pa vendosur maskat mbrojtëse. Gjatë kontrolleve në subjekte të ndryshme, shërbimet e Policisë kanë konstatuar 1 lokal që ushtronte aktivitetin në kundërshtim me protokollet e sigurisë. Për administratorin e këtij subjekti është vendosur masa administrative 1.000.000 lekë.
Gjithashtu janë ndëshkuar me masë administrative 10.000 lekë, 9 shtetas që janë konstatuar duke lëvizur në këmbë pas orës 20:00. Në zbatim të masave anticovid, Policia e Shtetit apelon për të gjithë qytetarët dhe drejtuesit e mjeteve që të respektojnë orën policore, të vendosin maskën dhe të ruajnë distancimin social, ndërsa subjektet tregtare, lokalet dhe restorantet të respektojnë protokollet e sigurisë dhe orarin e mbylljes, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19.
(f.m/dosja.al)
Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:
VLORE- Disa pamje të publikuara nga Balkanëeb tregojnë momentet kur forcat zjarrfikëse bashkë me ambulancën dhe policinë nxjerrin mbi barrelë trupin e pajetë të...
Aktualitet19 Mars 2021, 11:36
VLORE– Ngjarja e rëndë e lagjes “1 maji” në Vlorë ku trupi i vdekur i Llazar Prengës u gjet i pajetë nga policia e Shtetit, disa ditë pasi kishte ndërruar jetë,...
VLORE- Llazar dhe Valentina Prenga jetonin në këtë pallat në lagjen “1 Maji” në Vlorë, ku trupi i pajetë i Llazarit është mbajtur i vdekur për ditë me radhë në ...
FIER– Problemet me mësuesit të cilët vaksinohen me ‘AstraZeneca’ ka pasur dhe në qytetin e Fierit. Pas Tiranës, mësohet se në Fier, 7 mësues të shkollës Z...
VLORË– Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në lagjen “1 maji” në qytetin e Vlorës, ku trupi i pajetë i Llazar Prengës është mbajtur për ditë me radhë pas vdekje...
Tradhtia nuk u përket vetëm meshkujve. Dhe aspak vetëm burrave të martuar. Gratë e martuara tradhtojnë po njëlloj e madje edhe ato si burrat e martuar, preferoj...
TIRANË– Në më pak se një javë prej nisjes së vaksinimit të mësuesëve, kanë marrë dozën e parë gjithsej rreth 6120 arsimtarë në rang vendi. Vaksinimi i mësu...
TIRANË– Bledian Greca dhe Agron Gurakuqi, i njohur edhe me nofkën “Meti” janë dy të vetmit e arrestuar për tritolin e vendosur në makinën e prokurorit Arja...