Bota

Presidenti Vuçiç, takohet me ambasadorin nigerian: Faleminderit që nuk e kemi njohur Kosovën

19 Mars 2021, 14:07 Nga DOSJA
Presidenti Vuçiç, takohet me ambasadorin nigerian: Faleminderit

SERBI-Presidenti Aleksandër Vuçiç, ka zhvilluar ditën e sotme, një takim me ambasadorin e Nigerisë, Eniola Olaitan Ajaji. Sipas Gazeta Express, ai e ka falënderuar për vendimin për mos ta  njohur Kosovën.

“Presidenti Vuçiç falënderoi Nigerinë për respektimin e ligjit ndërkombëtar duke respektuar integritetin dhe sovranitetin e Serbisë duke mos e njohur pavarësinë e vetëshpallur nga Kosova,”-ka thënë ai.

Po ashtu Vuçiç është shprehur se pret që të hapet ambasada Nigeriane në Beograd, në mënyrë që të rritet marrëdhënia e mirë, midis dy vendeve.

“Ne presim që ambasada nigeriane të rihapet në kryeqytetin tonë, që ne të mund të kemi kontakte më të shpeshta me qëllimin për të shfrytëzuar mundësitë e mëdha për bashkëpunim”, ka thënë Vuçiç.

(k.a/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

rajoni rajoni aleksander vucici aleksander vucici

Sondazh

Poll