Bota

Këngëtarët e njohur bëjnë thirrje për “report” ndaj Vuçiçit për hartën e Kosovës me flamurin serb

19 Mars 2021, 14:40 Nga DOSJA
Këngëtarët e njohur bëjnë thirrje për

KOSOVË-Publikimi i hartës nga Aleksandër Vuçiç, ka sjell reagimin dhe të shumë personazheve të njohur shqiptarë. Me anë të një postimi në Instagram, personazhe të njohur si Stresi, Young Zerka, Noizy, Don Xhoni, Fifi apo Fjoralba Ponari, kanë bërë thirrje për report ndaj presidentit Vuçiç.

Young Zerka ka shkruar se bota e di historinë e Kosovës dhe e ka quajtur atë një dështak.

Vazhdoni të ëndërroni. Bota e di historinë dhe është e vetëdijshme për hartën, kështu që herën tjetër bëji kërkimet siç duhet. Dështak.”

Po ashtu Don Xhoni ka bërë thirrje për report.

“Report shkaun e flliqt,”-ka thënë ai. 

Gjithashtu dhe Fjoralba Ponari ka bërë të njëjtën thirrje.

Të gjithë nga një report të vockël këtij karafilit”, shprehet ajo.

Postimi i plotë:

Ditën e djeshme, Aleksandër Vuçiç në Instagram ka postuar hartën e Kosovës të mbuluar me flamurin serb. Këtë postim Vuçiç e bëri për të kujtuar 17 marsin.

Çfarë simbolizon 17 marsi për serbët?

5 vite pasi forcat serbe u tërhoqën nga Kosova në fund të luftës 1998-1999, në Kosovë u vranë 19 njerëz. Sipas një raporti të OSBE, 11 prej tyre ishin shqiptarë të Kosovës, ndërsa tetë serbë të Kosovës. Më shumë se 900 njerëz u plagosën, duke përfshirë 65 oficerë policie ndërkombëtare dhe 58 oficerë të Shërbimit Policor të Kosovës. Po ashtu më shumë se 800 ndërtesa u shkatërruan ose dëmtuan, duke përfshirë 29 kisha Ortodokse Serbe.

(k.a/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

diaspora diaspora don xhon fjoralda ponari noizy stresi vuçiç provokon kosoven younger zerka don xhon fjoralda ponari noizy stresi vuçiç provokon kosoven younger zerka

Sondazh

Poll