Politike

Pas caktimit të kandidatëve për zgjedhjet, Rama i qeshur: Jemi gati për fushatë

11 Maj 2019, 09:57 Nga DOSJA
Pas caktimit të kandidatëve për zgjedhjet, Rama i qeshur: Jemi

TIRANE- Kryeministri Edi Rama pas mbledhjes së Kryesisë së PS-së është shprehur se shumë shpejt do të nisë fushata dhe sipas tij ka vetëm disa detaje të vogla për t’u konfirmuar.

“Nesër të gjithë të deleguarit dhe kandidatë do të jenë në qarkun përkatës për të shpallur kandidaturat e miratuara. Më pas do të fillojmë me fushatën. Kemi vendosur për të gjitha bashkitë. Në Peqin kemi vendosur anë disa detaje të fundit që janë çështje qarqesh dhe nuk ka asnjë problem, të deleguarit kanë mandatin për t’i konkluduar të gjitha.  S’ka asnjë problem, do të vijojnë. Kaq? Jeni bërë shumë të mirë dhe unë do bëhem shumë i mirë me ju.”, u shpreh Rama.

Në mbledhjen e Kryesisë së Partisë Socialiste, janë zyrtarizuar 59 kandidatët e kësaj force politike për zgjedhjet lokale të parashikuara për t’u mbajtur më 30 qershor.

Mësohet se Valbona Sako është zgjedhur si kandidate e PS-së për bashkinë Durrës, një emër ky që është mbajtur mister deri në minutat e fundit.  Ende pa emër janë bashkitë: Peqin dhe Has. Kandidatët për këto Bashki priten të zyrtarizohen sot në darkë.

(J.V/F.g/Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike caktimi i 59 kandidatët edi rama zgjedhjet e 30 qershorit caktimi i 59 kandidatët edi rama zgjedhjet e 30 qershorit

Sondazh

Poll