Politike

“Beniamini” i Ramës në Shkodër, si u katapultua Valdrin Pjetri dhe pse baza e PS s’e përtypte dot

11 Maj 2019, 09:54 Nga DOSJA
“Beniamini” i Ramës në Shkodër, si u katapultua

SHKODËR- Valdrin Pjetri vjen në Shkodër tashmë zyrtarisht si kandidat i Partisë Socilaiste. Por ardhja e tij në Shkodër, përveç se një emër surprizë për socialistët e Shkodrës, u pa edhe si “beniamini” i Ramës për të fituar Shkodrën.

Ky emër ende nuk është përtypur nga baza e socialistëve, të cilët e quajnë të “ardhur” Pjetrin nisur edhe nga kontributet e tij në PS-në e Shkodrës, të cilat janë zero.

Megjithatë Pjetri erdhi në Shkodër me ide te qarta, duke nisur takimet e tij fillimisht me gazetarët e Shkodrës, ku përveç se i kërkoi bashkëpunim, garantoi se dera e tij do të jetë e hapur për çdo lloj çështje që mediet kanë interes edhe pse jo në pak here i ka bërë “bisht” pyetjeve të gazetarëve siç ishte rasti i zhvendosjes së DAR.

Por, Pjetri duke pasur garancinë e Ramës në postin e Prefektit, që në mbledhjen e parë i bëri një “dush të ftohtë”  të gjithë drejtorëve, duke u shprehur se askush nuk është i pazëvendësueshëm, duke bërë të qartë dhe vënë në lëvizje të gjithë drejtorët, të cilët menjëherë u shfaqën në media duke treguar arritjet e tyre si për ti mbushur mendjen prefektit se institucionet janë në punë, ku rasti me “qesharak” ishte ai i AKU-së, ku trumbetuan me të madhe sekuestrimin e 20 kg peshk!

Megjithatë Pjetri çdo ditë ka qenë i qartë në atë çfarë kërkonte, ku pavarësisht inspektimeve në drejtoritë e qarkut të Shkodrës ka nisur punën edhe për stafin e fushatës ku “nën zë” thuhet që Pjetri erdhi në Shkodër edhe si i besuar i deputetit Tom Doshi, me të cilin është parë disa herë nëpër lokalet e Shkodrës.

Valdrin Pjetri, kandidati zyrtar tashmë për Bashkinë Shkodër vjen për të thyer mitin e bastionit të PD-së në Shkodër, si një person që nuk flet shumë, por vetëm vëzhgon.

A do e besojnë shkodranët këtë figurë të re që i serviret edhe pse deri tani i vetëm në garën e zgjedhjeve 30 qershorit, kjo mbetet për t’u parë !

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike edi rama shkoder valdrin pjetri zgjedhjet lokale edi rama shkoder valdrin pjetri zgjedhjet lokale

Sondazh

Poll