Politike

Lubonja: Sa shumë arsye për të mos i besuar sondazhet për zgjedhjet

18 Mars 2021, 22:12 Nga DOSJA
Lubonja: Sa shumë arsye për të mos i besuar sondazhet për

TIRANË- Analisti Fatos Lubonja mendon se është dramë që pas 30 vitesh ne nuk kemi ndërtuar disa institucione të rëndësishme, të besueshme, tek të cilët të besojmë dhe një nga këta do të ishin, institucione matëse sondazhesh, që të jenë të pavarura dhe të kenë një besim.

Lubonja tha në “Real Story” në News24 se kjo ka të bëjë dhe me politikbërjen, teksa theksoi se ka shumë arsye për të mos i besuar sondazhet e deritanishme për zgjedhjet e 25 prillit.

Në Itali, në çdo rast, në çdo ngjarje, në çdo eveniment ka sondazhe të besueshme që thonë sa u ngrit, sa u ul dhe kjo ndihmon për të korrigjuar politika. Kjo gjë mungon dhe na vijnë sondazhet vetëm në fund të fushatës, sondazhe të porositua nga televizionet që marrin ca të huaja andej këtej, shpesh herë të lidhura me politikat e pronarit të televizionit. Ka shumë arsye për të mos i besuar sondazhet. Ky është komenti i parë.

Flitet dhe për sondazhe të fshehta që i bëjnë partitë por nuk i thonë, sepse partitë duhet ta dinë të vërtetën por në publik nuk del.
Unë mendoj që kjo është situata pse ne nuk besojmë sondazhet dhe lidhur me këto sondazhe, përgjithësisht tentoj t’i analizoj por jo me shumë besim, ajo që mund të dalë qartas, flitet për një forcë e parë PS dhe pastaj debati i madh është shuma e dy partive opozitare a e kalon 70 apo jo. Sondazhet janë dhe kundërthënëse disa. Nuk di se sa sondazhe na orientojnë, na afrojnë nga e vërteta apo sa na manipulojnë”, tha Lubonja.

Marrë nga: BW

A.k.dosja.al

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike fatos lubonja fatos lubonja

Sondazh

Poll

Politike 18 Mars 2021, 21:48

TIRANË- Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, e pyetur se pse në vendin tonë nuk u pezullua vaksinimi i AstraZeneca, ka thënë se kishin besim te eks...