Aktualitet

Bllokohet gomonia me 4 mln euro kanabis, arrestohen dy skafistët shqiptarë në Itali

11 Maj 2019, 08:30 Nga DOSJA
Bllokohet gomonia me 4 mln euro kanabis, arrestohen dy skafistët

ITALI- Policia italiane ka bllokuar një gomone në brigjet e Salentos, si dhe ka sekuestruar 400 kg  Salentos, ndërsa ka arrestuar dy trafikantët shqiptarë, identiteti i të cilëve ende nuk bëhet me dije. Lënda narkotike që ishte ndarë në 14 pako të mëdha, llogaritej që të kapte vlerën e 4 mln eurove.

Sipas raportimit të medieve italiane operacioni ka zgjatur disa orë në det dhe pas ndjekjes, gomonia është bllokuar dhe trafikantët shqiptarë janë vënë në pranga nga karabinierët.

Lënda narkotike po transportohej nga Shqipëria në drejtim të Italisë me një gomone 6 metra të gjatë. Ndërsa dy shqiptarët e arrestuar pritet të dalin para drejtësisë italiane për t’u njohur me masën e dënimit.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohen dy shqiptare gomone me kanabis itali arrestohen dy shqiptare gomone me kanabis itali

Sondazh

Poll