Blerim Syla bisedë telefonike me Ramën: Më konfirmoi 500 vaksina për Kosovën, nesër vij në Tiranë
18 Mars 2021, 21:59Nga DOSJA
PRISHTINË– Kryetari i Federatës së Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës, Blerim Syla ka zhvilluar një bisedë telefonike me kryeministrin Edi Rama në lidhje me vaksinat anti-COVID.
Në një postim në Facebook, Syla thotë se kreu i qeverisë i ka konfirmuar sigurimin e 500 vaksinave për personelin shëndetësor në Kosovë duke shtuar se do të administrohen në Kukës. Ndër të tjera në postimin e tij sqarues, Syla ka shtuar se ditën e nesërme do të mbërrijë në Tiranë për t’u informuar për më shumë detaje.
“Po ashtu nesër unë si përfaqësues i punëtorëve të shëndetësisë së Kosovës do të shkoj në Tiranë për detalet teknike me qëllim të realizimit të këtij procesi. Transportin deri ne Kukës do ta organizoj FSSHK (për detale ju njoftojmë me kohë)” Të nderuar me lejoni që në emrin tim dhe tuaj ta falënderoj kryeministrin Rama si dhe Ambasadorin e RKS në Tiranë zotin Nait Hasanin duke mos i harruar edhe të tjerët për të cilët do të flasim në ditët në vijim. NA PRIFT E MBARA,”-tha Syla.
POSTIMI I PLOTË:
(k.m/dosja.al)
Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:
FRANCË– Parisi dhe 16 rajone të tjera të Francës do të futen në karantinë, që prej ditës së nesërme, pas rritjes së ndjeshme të infektimeve.Lajmin e ...
RUSI- Presidenti i Rusisë Vladimir Putin tha të enjten se ishte gati të zhvillonte bisedime publike në internet me Presidentin amerikan Joe Biden të premten ose...
ITALI- Pas vendimit të EMA se vaksina AstraZenec, është efektive dhe e sigurt, Italia që prej ditës së nesërme do të rinis vaksinimin e popullsisë.Lajmi u bë pu...
BRITANI- Kryeministri britanik Boris Johnson ka siguruar publikun britanik për vaksinën e Oxford-AstraZeneca, sakaq ka shtuar se ditën e nesërme do të jetë ai v...
FRANCË- Franca ka rinisur sërish vaksinimin e popullsisë me vaksinën AstraZeneca, vetëm disa orë pasi Agjencia Evropiane e Barnave e cilësoi vaksinën si të...
TIRANË- “Vaksina e Asrazeneca është e sigurtë dhe efektive,”- ky është përfundimi që ka arritur Agjencia Evropiane e Barnave. Vendimi u mor pas studimeve q...
RUSI- Presidenti rus, Vladimir Putin i ka kthyer ‘reston’ homologut të tij amerikanë Joe Biden, pasi ky i fundit e quajti atë vrasës. The Moscow Tim...