Bota

AstraZeneca e sigurt dhe efektive/ Pas pezullimit, Italia rinis nesër përdorimin e vaksinës kundër Covid-19 

18 Mars 2021, 18:09 Nga DOSJA
AstraZeneca e sigurt dhe efektive/ Pas pezullimit, Italia rinis nesër

ITALI- Pas vendimit të EMA se vaksina AstraZenec, është efektive dhe e sigurt, Italia që prej ditës së nesërme do të rinis vaksinimin e popullsisë.

Lajmi u bë publik nga kryeministri italian Mario Draghi, pas vendimit të EMA, i cili informoi publikun se AstraZeneca, është një vaksinë e sigurt dhe efektive dhe përfitimet  nga përdorimi i saj janë më të larta se rreziqet shoqëruese. 

“Pasi dëgjoi Ministrin e Shëndetësisë, Drejtorinë e Përgjithshme të Parandalimit dhe Këshillin e Shëndetit, Aifa njofton se arsyet për pezullimin e përdorimit si masë paraprake nuk ekzistojnë më prandaj, nesër, Aifa do të pezullojë ndalimin e përdorimit të vaksinës AstraZeneca, duke lejuar kështu një rifillim të plotë të fushatës së vaksinimit nga ora 15.00.’– tha Draghi.

Italia pezulloi përdorimin e vaksinën me 15 mars pas shqetësimeve për sigurinë e saj dhe trombozat e shfaqura në disa pacientë. 

LAJMI KRYESOR/ Agjensia Europiane e Barnave: Vaksina AstraZeneca është e sigurtë dhe efektive! Franca e Italia rinisin injektimin, Rama: Vazhdojmë injektimet për të këputur hallkat e infektimeve

(A.k.dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

rajoni rajoni italia rinis vaksinimin mario draghi italia rinis vaksinimin mario draghi

Sondazh

Poll