Bota

AstraZeneca e sigurt/ Boris Johnson: Do vaksinohem nesër

18 Mars 2021, 17:32 Nga DOSJA
AstraZeneca e sigurt/ Boris Johnson: Do vaksinohem nesër

BRITANI- Kryeministri britanik Boris Johnson ka siguruar publikun britanik për vaksinën e Oxford-AstraZeneca, sakaq ka shtuar se ditën e nesërme do të jetë ai vetë që do të vaksinohet me këtë vaksinë.  duke thënë se ai vetë do të marrë injeksionin kundër covid-19 të Premten.

Johnson bëri të ditur se, rregullatori i ilaçeve në Mbretërinë e Bashkuar ka konfirmuar se përfitimet e vaksinës në parandalimin e Covid tejkalojnë shumë më shumë, çdo rrezik dhe njerëzit duhet të vazhdojnë të marrin vaksinën kur u kërkohet ta bëjnë këtë. 

“Është gjithashtu shumë e rëndësishme për miqtë tanë evropianë që sot Agjencia Evropiane e Mjekësisë arriti në një përfundim të qartë shkencor – dhe unë citoj -” kjo është një vaksinë e sigurt dhe efektiveka thënë mes të tjerash, Johnson.

Agjencia Evropiane e Barnave, sot arriti në përfundimin se vaksina AstraZeneca “është e sigurt dhe efektive në parandalimin e Covid-19 dhe përfitimet e saj vazhdojnë të jenë shumë më të mëdha se rreziqet e saj”.

LAJMI KRYESOR/ Agjensia Europiane e Barnave: Vaksina AstraZeneca është e sigurtë dhe efektive! Franca e Italia rinisin injektimin, Rama: Vazhdojmë injektimet për të këputur hallkat e infektimeve

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

bota bota boris johnson vaksina astrazeneca boris johnson vaksina astrazeneca

Sondazh

Poll