Bota

Agjensia Europiane e Barnave: Vaksina AstraZeneca është e sigurtë dhe efektive! Franca e Italia rinisin injektimin, Rama: Vaz

18 Mars 2021, 16:09 Nga DOSJA
Agjensia Europiane e Barnave: Vaksina AstraZeneca është e sigurtë

TIRANË- “Vaksina e Asrazeneca është e sigurtë dhe efektive,”- ky është përfundimi që ka arritur Agjencia Evropiane e Barnave. Vendimi u mor pas studimeve që janë bërë për vaksinën kundër Covid-19, e cila u pezullua në disa vende me pretendimin se shkaktoi mnë disa vende u pezullua me pretendimin se kishte shkaktuar efekte anësore.

Agjencia Evropiane e Barnave shtoi se do të vazhdojë të studiojë lidhjet e mundshme midis mpiksjeve të rralla të gjakut dhe vaksinës, por theksoi se ata do të vazhdojnë të mbajnë studimet të mëtejshme. Hetimi i EMA u përqendrua në një numër të vogël të rasteve të çrregullimeve të gjakut të pazakonta, dhe në përfundim kanë arritur se shkalla e efektëshmërisë së vaksinës  është më e lartë se ajo që është raportuar. Agjencia Evropiane e Barnave analizoi 30 çrregullime me mpiksje gjaku midis 5 milionë njerëzve në BE që kanë marrë vaksinën AstraZeneca.

”Vaksina e Asrazeneca është e sigurte dhe efektive. Ndihmon në mbrojtjen e njerëzve nga COVID-19.  Studimet tregojnë se në fakt shkalla e efektshmërisë është më e lartë se ajo e raportua. Ne bëmë një rishikim të shpejtë për këtë,”- thuhet në deklaratën e EMA-së. 

Menjëherë pas vendimin Franca dhe Italia kanë rinisur vaksinimin, ndërkohë Kryeministri Boris Johnson, teksa u ka thënë britanikëve lajmin e mirë ka thënë që ditën e nesërme ai vetë do të marrë vaksinën AstraZeneca. 

Ndërkohë, pas lajmin se AstraZeneca është e sigurtë dhe efikase, ka reaguar edhe Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu dhe kryeministri Edi Rama. Të dy kanë paralajmëruar do të bëjnë sa më shumë vaksinime për të shkëputur hallkat e zinxhirit të infektimeve.

Ditët e fundit, disa shtete kryesore të BE-së si Gjermania, Italia, Danimarka, Holanda, e pezulluan përdorimin e vaksinës AstraZeneca, pasi kjo e fundit, sipas tyre kishte shfaqur efekte anësore tek ata që ishin vaksinuar.

Vendimet për të pezulluar përdorimin e vaksinës ngjallën shqetësime edhe në vendin tonë, pasi Shqipëria që nga e shtuna ka nisur të injektojë doza tek mjekët, ndërkohë që vendosi të mos e ndalte procesin, duke shkaktuar debat në vend. Në vendin tonë, vaksinimi i mësuesëve me AstraZeneca ka nisur në disa qytete si Tirana, Lezha, Kukësi, Durrësi, Korça, Lushnja dhe pritet që procesi të shtrihet në të gjithë vendin. Deri më tani në vendin tonë kanë marrë vaksinën AstraZeneca, 2.664 mësues, ndërkohë që disa të tjerë kanë hezituar nga paniku.

(a.k; k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota agjensia europiane e barnave vaksina astrazeneca agjensia europiane e barnave vaksina astrazeneca

Sondazh

Poll