Bota

Rritja e rasteve të reja me Covid-19/ Parisi dhe 16 rajone të tjera nga nesër në ‘Lock-Doën’, qytetet në IZOLIM për n

18 Mars 2021, 19:44 Nga DOSJA
Rritja e rasteve të reja me Covid-19/ Parisi dhe 16 rajone të tjera

FRANCË– Parisi dhe 16 rajone të tjera të Francës do të futen në karantinë, që prej ditës së nesërme, pas rritjes së ndjeshme të infektimeve.

Lajmin e ka bërë të ditur kryeministri francez Jean Castex, i cili ka thënë se Franca po përballet me një valë të tretë të pandemisë së koronavirusit, për shkak të varianteve të reja të Covid-19.

Meidat bëjnë me dije, se shkollat do të qëndrojnë të hapura, ndërsa dyqanet jo të domosdoshme do të mbyllen, dhe izolimi do të zgjas për dy muaj.

Qeveria është detyruar që të shkojë drejt këtij vendimi pasi ditët e fundit ka pasur një rritje të ndjeshme të rasteve të reja me Covid-19.

Vetëm ditën e sotme në Francë u regjistruan 34,998 raste të tjera me COVID-19, duke e çuar në total numrin e infektimeve në  4,181,607 persona. Ndërkoohë që pej fillimit të pandemisë deri më tani kanë humbur jetën 91,679 të tjerë.

(a.k.dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

bota bota izolohet parisi izolohet parisi

Sondazh

Poll