ME VIDEO: Gjergj Luca shfrenon gojën me gazetarët: Unë kam një shenjë që me ta kallxu ty…Mos tall tr**in me mua
18 Mars 2021, 18:14Nga DOSJA
ELBASAN- Biznesmeni Gjergj Luca është përplasur me gazetarët pas deponimit që ka bërë në Komisariatin e Elbasanit pas sherrit me ish-deputetin e Partisë Demokratike, Luçiano Boçin. Luca u shpreh se ishte Luçiano Boçi agresori që e nisi dhunën fizike, dhe i kishte marrë edhe telefonin, të cilin kërkonte që t’ja kthente. Në moment kur është pyetur për shenjat, ai iu kthye një prej gazetareve se: Për zotin, unë kam një shenjë që ty me ta kallxu për shembull që po vazhdon me këtë telefonin e kuq në dorë!
PJESË NGA BISEDA:
Gjergj Luca: Luçiano si rrugaç nxorri komshinjtë e mi tek dera dhe i ranë kaozat poshtë. Si kam thënë asnjë fjalë se kam menduar se e bën për politikë. Tani unë në punë time, duke hyrë në lokal për të pirë kafe. Dhe të vijë të provokojë dhe të shajë.
Nuk kishit dijeni që Boçi do të ishte aty?
Gjergj Luca: Ishte me njeri tek dera, unë po hyja në lokal. I kam çuar fjalë me policinë, se më ka grabitur telefonin. Të më japë telefonin. Uroj që kjo të zbardhet. Ishalla ai i jep kamerat. Jo vetëm është rrugaç por është grabitës se më ka marrë telefonin. Politika ruhet ndonjëherë dhe e anashkalon policia.
Në fakt shenjat i kishte Luçiano Boçi se ja pamë po ju ku i keni?
Gjergj Luca: Për zotin, unë kam një shenjë që ty me ta kallxu për shembull që po vazhdon me këtë telefonin e kuq në dorë, mbase nuk do të të vijë mirë. Unë jam i dhunuar me tre vetë. Unë në hall time dhe në punën time ti do me bo gallatë. Ti je për të dhënë lajm me korrektesë, jo të tallësh trapin me mua.
Atë gjuhën përdore me tjetër kënd.
Gjergj Luca: Gjuha dhe mënyra sesi më pyet është provokative. Aq sa më vjen keq që silleni në këtë mënyrë. Si nuk bëre një emision, nëse e kam ndërtuar rrugën apo e kam çuar ujin e të gjitha. Bëni gabim! Doni të çoni ujë tek mulliri juaj.
TIRANË- Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, ka reaguar pas vendimit nga EMA se vaksina AsstraZeneca është efektive dhe e sigurtë. Në një postim q...
TIRANË- 14 të vdekur dhe 590 raste të reja me koronavirus. Ky është bilanci i Covid-19 në Shqipëri gjatë 24 orëve të fundit. Ministria e Shëndetësisë në pë...
Aktualitet18 Mars 2021, 14:52
ELBASAN- Biznesmeni Gjergj Luca, ka reaguar pas sherrit fizik që ka pasur me kandidatin për deputet të Partisë Demokratike, Luçiano Boçi. Në dekl...
TIRANË– Vijon ndëshkimi i shoferëve të cilët shkelin rregullat e qarkullimit rrugor.Gjatë 24 orëve të fundit janë arrestuar 4 drejtues mjetesh, 2 prej të c...
DURRËS– Një denoncim është bërë ditën e sotme nga spitali Covid në Durrës. Altin Sejdiu dëshmon kalvarin e gjatë të sorrollatjeve që nisën në dyert e Urgje...
TIRANË-Policia e Shtetit ka ndëshkuar me gjobë 790 qytetarë pasi janë konstatuar pa maskë në fytyrë. Sipas uniformave blu gjatë 24 orëv të fundit janë gjob...
KORÇË– Ka shkuar në 7 numri i personave të arrestuar në kuadër të operacionit ‘Perimetri’, të cilët ndihmonin emigrantë të paligjshëm për të kaluar ...