Sondazhi i IPSOS/ 38% e shqiptarëve mendojnë se Shqipëria është në drejtim të duhur, njësoj si në shkurt
18 Mars 2021, 20:26Nga DOSJA
Kompania për Marketing dhe Hulumtim të Opinionit Publik (IPSOS), një nga kompanitë lider të sondazheve në botë, sonte në emisionin “Open” paraqet sondazhin e dytë të opinionit publik në Shqipëri mbi zgjedhjet e ardhshme parlamentare.
Sondazhi është kryer në periudhën 3 deri më 9 mars 2021 me të intervistuar mbi 18 vjeç. 1519 të anketuarit i janë përgjigjur pyetjeve nëse Shqipëria po shkon në drejtimin e duhur apo të gabuar, cilat janë problemet më të rëndësishme për të cilën të intervistuarit janë më shumë të interesuar në vend e që do të ndikonte në votën e tyre.
38% e shqiptarëve mendojnë se shqiptarët po shkojnë në drejtim të duhur, njësoj si në muajin shkurt.
Gjithashtu edhe përqindja se sa mendojnë se po shkon në drejtim të gabuar është e njëjtë me muajin shkurt, 47%. Ndërsa vetëm 8% mendojnë se nuk është asnjë nga të dyja.
Oliviero Marchese drejtorI i Përgjithshëm i Kërkimeve Elektorale, IPSOS tha se mazhi i gabimit është 3%.
“Marzhi i gabimit në një përqindje është 3%. Kuptohet që ka një stabilitet absolut, kemi një qëndrueshmëri në tendencë. Është si puna e motit që është më e vështirë dhe opinioni publik është më i lëkundur dhe mund të jemi subjekt i gabimeve të ndryshme. Por të gjitha kërkimet që bëhen sondazhet mbeten mënyra më e mirë”, tha ai.
Marrë nga Top Channel
Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:
Thellohet skandali i regjistrimit të banorëve në Bashkinë Tiranë. Emisioni investigativ “BOOM”në Rtv Ora solli fakte të reja se si adresa e vendbanimit në bashk...
Sondazhi zgjedhor Barometri Politik i Euronews Albania dhe MBR zbuloi se 44.1% e qytetarëve në Tiranë mendojnë se Edi Rama është lideri politik më i përshtatshë...
Drejtuesi politik i Partisë Demokratike në Qarkun e Beratit, Tomor Alizoti, në një interviste për gazetarin e “News24” dhe “BalkanWeb”, Osman Stafa, ka komentua...
DURRËS- Pedagogia Mailinda Keta, i ka dalë në mbështetje, kandidatit për deputet në i LSI-së në qarkun e Durrësit, Bahri Shaqiri.Në një postim që ka bërë n...
Luan Rama, zëvendës kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, shpreh mendimin se vendimi për të braktisur parlamentit, dy vite më parë, ishte vendim i gabuar...
TIRANË– Kryetari i FRPD-së Belind Këlliçi, ka denoncuar ditën e sotme Elisa Spiropalin, pasi kjo e fundit nuk respekton masat që janë vendosur në ve...
TIRANË- Kryeministri Edi Rama, ka reaguar pasi Agjencia Europiane e Barnave (EMA), pas hetimeve të kryera ka konfirmuar se vaksina e AstraZeneca, është e s...
KUKËS– Aktori Petrit Malaj ka vendosur që të kandidojë nën logon e Partisë Socialiste këto zgjedhje parlamentare. Si kandidat për deputet në qarkun e Kukës...