Politike

Paralajmëron Tomor Alizoti: Pas Elbasanit, priten përplasje dhe në qytetet e tjera

18 Mars 2021, 19:28 Nga DOSJA
Paralajmëron Tomor Alizoti: Pas Elbasanit, priten përplasje dhe

Drejtuesi politik i Partisë Demokratike në Qarkun e Beratit, Tomor Alizoti, në një interviste për gazetarin e “News24” dhe “BalkanWeb”, Osman Stafa, ka komentuar zhvillimet më të fundit politike në vend.

Ai e ka quajtur një alarm dhe skandal ngjarjen e Elbasanit, ku sipas tij, Rama ishte i shoqëruar me bandat. Akuzat e tij shkojnë edhe më tej, kur ai akuzon kreun e maxhorancës se në Shqipëri ai ka ndërtuar kartelet e krimit të organizuar dhe drogës, dhe me afrimin e zgjedhjeve, Alizoti thotë se Rama do i përdorë për të bërë vota.

Situata në vend, sipas drejtuesit politik të PD në Berat, ka dalë jashtë kontrollit, dhe ku paralajmërohen ngjarje të tjera si ajo e Elbasanit, në qytete të ndryshme të vendit.

Alizoti foli edhe për situatën në Berat, ku u shpreh se varfëria në këtë qark është shumë e madhe dhe njerëzit janë të pashpresë. Tomor Alizoti kërkon që në 25 prill qytetarët shqiptarë të votojnë kundër asaj çfarë Edi Rama i ka dhënë këtij vendi, banda, krim dhe drogë.

Marrë nga BW

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike berat tomor alizoti berat tomor alizoti

Sondazh

Poll