Politike

Thellohet skandali i regjistrimit të banorëve në Bashkinë Tiranë, si ndryshohet vendbanimi fiktivisht

18 Mars 2021, 20:12 Nga DOSJA
Thellohet skandali i regjistrimit të banorëve në Bashkinë

Thellohet skandali i regjistrimit të banorëve në Bashkinë Tiranë. Emisioni investigativ “BOOM”në Rtv Ora solli fakte të reja se si adresa e vendbanimit në bashkinë Tiranë ndryshohej fiktivisht, dhe jo në bazë të dokumenteve.

Vendbanimi mund të ndryshohet pa shkuar në zyrën e Gjendjes Civile, por duke kaluar nga zyra e Partisë Socialiste.

Edhe pse në deklaratën noteriale banesa i përkiste njësisë administrative nr 6, Zyra elektorale e PS e regjistroi qytetaren në njësinë administrative nr 14. Me ndryshimin e vendbanimit, ndryshoi edhe qendra e votimit të qytetares.

Bashkëpunëtorja e “BOOM”, i kërkoi ndihmë edhe për një person tjetër, por që nuk u realizua, pasi sipas Zyrës elektorale të PS-së e vështirësoi punën ndryshimi i deputetes së zonës dhe puna me listat ditët e fundit.

Marrë nga Ora

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike bashkia e tiranes levizja e vendbanimeve nga bashkia bashkia e tiranes levizja e vendbanimeve nga bashkia

Sondazh

Poll