Rritet sërish numri i infeksioneve/ Ministria e Shëndetësisë publikon SHIFRAT: Në 24 orët e fundit regjistrohen 14 viktima
TIRANË- 14 të vdekur dhe 590 raste të reja me koronavirus. Ky është bilanci i Covid-19 në Shqipëri gjatë 24 orëve të fundit. Ministria e Shëndetësisë në përditësimin e të dhënave gjatë 24 orëve të fundit, bëri me dije se 14 pacientë të tjerë kanë ndërruar jetë nga Covid-19.
Gjatë 24 orëve të 14 qytetarë e kanë humbur betejën me COVID19 në spitalet COVID, 6 qytetarë nga Tirana, 1 qytetar nga Durrësi, 1 qytetar nga Fieri, 1 qytetarë nga Kuçova, 1 qytetar nga Berati, 1 qytetar nga Kruja, 1 qytetar nga Saranda, 1 qyetar nga Shkodra, 1 qyetar nga Elbasani, të moshave 57- 84 vjeç, kanë ndërruar jetë duke bërë që numri i viktimave të shkojë 2106.
Gjatë ditës së sotme janë kryer 2954 vaksinime antiCovid dhe që nga fillimi i vaksinimit janë kryer 36,323 vaksinime për personelin shëndetësor, të moshuarit dhe mësuesit.
182 raste në Tiranë, 38 raste në Vlorë, 30 raste në Fier, 29 raste në Shkodër, 24 raste në Elbasan, Pogradec, 22 raste në Durrës, 19 raste në Korçë, 17 raste në Tepelenë, 16 raste në Berat, 15 raste në Lushnje, 14 raste në Mirditë, 12 raste në Ura Vajgurore, 11 raste në Mallakastër, Gjirokastër, 10 raste në Gramsh, 8 raste në Devoll, Librazhd, 7 raste në Kukës, Kamëz, Kuçovë, 6 raste në Kurbin, 5 raste në Kavaja, Sarandë, Vau i Dejës, Vorë, 4 raste në Pukë, Tropojë, Fushë- Arrëz, Malësi e Madhe, 3 raste në Lezhë, Rrogozhinë, Mat, 2 raste në Krujë, Has, Përmet, Delvinë, Divjakë, Selenicë, Himarë, Peqin, Shijak, Skrapar, Maliq, Patos, 1 rast në Roskovec, Kolonjë, Poliçan, Dropull.
Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 406 pacientë, 31 në terapi intensive, nga të cilët 14 pacientë janë të intubuar. Në 24 orët e fundit janë shëruar 710 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 83,264 që nga fillimi i epidemisë.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes për të kryer testimin si dhe për ndjekjen dhe trajtimin ambulator në banesë. Telefononi në numri 127 të Urgjencës Kombëtare për çdo emergjencë apo referim në spital.
Statistika (18 Mars 2021)
Raste të reja ditore 590
Të shëruar në 24 orë 710
Të shtruar në spitale 406
Humbje jete në 24 orë 14
Testime ditore 2994
Testime totale 523,072
Raste pozitive 119,528
Raste të shëruara 83,264
Raste Aktive 34,158
Humbje jete 2106
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 23125
Fier 2559
Durrës 1581
Vlorë 1494
Shkodër 1275
Gjirokastër 1225
Korçë 853
Lezhë 692
Elbasan 468
Berat 234
Dibër 339
Kukës 313.
(a.k.dosja.al)
Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:
Sondazh
Shkelën rregullat! Ndëshkohen 1766 shoferë të pabindur, hiqen 49 patenta
TIRANË– Vijon ndëshkimi i shoferëve të cilët shkelin rregullat e qarkullimit rrugor.Gjatë 24 orëve të fundit janë arrestuar 4 drejtues mjetesh, 2 prej të c...
‘Kalonin infermieret dhe nuk kthenin kokën për ti dhënë ujë’/ Qytetari nga Durrësi denoncon shërbimin në spitalin Co
DURRËS– Një denoncim është bërë ditën e sotme nga spitali Covid në Durrës. Altin Sejdiu dëshmon kalvarin e gjatë të sorrollatjeve që nisën në dyert e Urgje...
Plas SHERRI në Labinot! Biznesmeni kërcënon me jetë Luçiano Boçin, konfliktohen fizikisht brenda lokalit, kandidati për d
ELBASAN– Kandidati për deputet i Partisë Demokratike në qarkun e Elbasanit, Luçiano Boçi dhe biznesmeni Gjergj Luca janë përfshirë në një konflikt...
Nuk mbajtën maskat mbrojtëse, gjobiten 790 qytetarë, ndëshkohen dhe 101 persona që drejtonin mjetin pa maskë
TIRANË-Policia e Shtetit ka ndëshkuar me gjobë 790 qytetarë pasi janë konstatuar pa maskë në fytyrë. Sipas uniformave blu gjatë 24 orëv të fundit janë gjob...
Po transportonin 25 emigrantë të paligjshëm drejt BE-së, shkon në 7 numri i të arrestuarëve nga ‘Perimetri’ (DETAJE)
KORÇË– Ka shkuar në 7 numri i personave të arrestuar në kuadër të operacionit ‘Perimetri’, të cilët ndihmonin emigrantë të paligjshëm për të kaluar ...
Ngacmoi seksualisht 13-vjeçarin në Kuçovë, lihet në burg pedofili, rrëfimi i Petrit Pires: Bleva dy sufllaqe, i shkova në
TIRANË– Është lënë në burg “pedofili” 31-vjeçar Petrit Pire. Gjykata e Beratit vendosi për të masën e sigurisë “arrest në burg” pasi akuzohet s...
Aksident në Tiranë! Makina tip ‘Benz’ përplas motoçikletën, një person plagoset rëndë
TIRANË– Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në rrugën e ‘Barrikadave’ në Tiranë. Bëhet e ditur se një mjet tip ‘Benz’ është përplasur me një motoç...
E rëndë në Tiranë, sirianët masakrojnë njëri-tjetrin më dhëmbë, kalimtari i filmon
TIRANË– Sirianët kanë nisur të ‘hanë’ njëri-tjetrin dhe të masakrohen me dhëmbë. Emigrantët që shumë herë gjanë bërë pjesë e krinikave për sherre e v...