Aktualitet

Gazetari nxjerr emrat: Në shkollën e Magjistraturës po bëhet kërdia, Sadushi po fut njerëzit e partisë (LISTA)

11 Maj 2019, 08:05 Nga DOSJA
Gazetari nxjerr emrat: Në shkollën e Magjistraturës po bëhet

Tiranë- Gazetari Flamur Vezaj ka denoncuar se në shkollën e Magjistraturës po bëhet kërdia. Sipas tij kreu i Shkollës së Magjistraturës Sokol Sadushi si pjesë të kësaj shkolle ka bërë njerëzit e partisë dhe qeverisë dhe jo ndihmësit ligjorë e këshilltarët e gjykatave siç e parashikon ligji.

“Ne listat zyrtare te publikuar me poshte keni emrat e 52 personave te pranuar ne Shkollen e Magjistratures, 27 per gjyqtare dhe 25 per prokurore! Ligji thote, qe perparesi per ne Shkollen e Magjistratures kane ndihmesit ligjor dhe keshilltaret aktual neper Gjykata! Por kjo nuk lexohet keshtu nga drejtori Sadushi per te cilin perparesi kane ! Me poshte po ju jap dy nder shume emrat qe ndodhen ne kete liste qe ta kuptoni se qeveria me emisarin Sadushi dhe grupin e juristeve te “Xhafes” po e mbush sistemin e drejtesise me njerezit e Partise!”, shprehet Vezaj.

Reagimi i plotë:

Vetingu, vetingu, e Magjistratura ben kerdine”! I emeruari i mazhorances ne krye te Shkolles se Magjistratures Sokol Sadushi, ne konflikt te hapur interesi pasi bashkeshortja e tij eshte gjyqtare ne Gjykaten e Apelit (me probleme ne pasuri), ka hap thesin!! Vetem pak kohe pasi pranoi ne Shkollen e Magjistratures per gjyqtare, bashkeshorten e “negociatorit me tren” te qeverise Denar Biba, e cila cuditerisht ndryshe nga koleget e saj akoma nuk ka dal para “Vetingut”, tashme Sadushi i qeverise pranoi edhe juriste te tjere te partise ne kete shkolle! Ne listat zyrtare te publikuar me poshte keni emrat e 52 personave te pranuar ne Shkollen e Magjistratures, 27 per gjyqtare dhe 25 per prokurore! Ligji thote, qe perparesi per ne Shkollen e Magjistratures kane ndihmesit ligjor dhe keshilltaret aktual neper Gjykata! Por kjo nuk lexohet keshtu nga drejtori Sadushi per te cilin perparesi kane njerezit e partise dhe qeverise dhe jo ndihmesit ligjore e keshilltaret e gjykatave! Me poshte po ju jap dy nder shume emrat qe ndodhen ne kete liste qe ta kuptoni se qeveria me emisarin Sadushi dhe grupin e juristeve te “Xhafes” po e mbush sistemin e drejtesise me njerezit e Partise!
#Aurora Alimadhi, ish-drejtoresha jurdike e ministrise qe drejtohej nga D.Gjiknuri ku pas zgjedhjeve te 2017 u emrua ne postin e sekretares se pergjithshme te kesaj ministrie! Me ikjen e Gjiknurit znj.Alimadhi shkoi prane Ministrise se Bujqesise por edhe atje qendroi pak pasi u “terhoq” nga D.Agolli tek Fondi Shqiptare i Zhvillimit! Kjo u pranua me Shkollen e Magjistratures!
#Matilda Peza ish-drejtoresha juridike e Bashkise se Kavajes ku drejtohej nga “perdhunuesit” Ervis Roshi, e me pas drejtoreshe e ZVRPP ne Kavaje dhe tashme pranohet ne Shkollen e Magjistratures (dy vjet me pare vellai dhe vitin e kaluar kunata, 3 nga nje familje per tre vite, bravo)!!!
#Disa te tjere, (kerkoni vet ne googel) punonjes te administrates se Bashkive te majta, te Korces e Tiranes, jurist te tatimeve ne Tirane e Diber, te punesuar ne administraten publike e ministri nga partia ne pushtet, lidhje e te aferm te deputeteve te PS-se, pedagog e asistent ne Universitete te anetareve te Keshillit te Larte Gjyqesore e te aferm te gjyqtareve aktual! Vec ketyre me e renda dhe ne konflikt te paster interesi, jane shpall fitues juristet e zyrave te Avokatise se profesoreve qe japin mesim ne Shkollen e Magjistratures (emrat ne inbox)! Por per te mos rene ne sy, ne mesim e fituesve ka edhe jurist qe e kane marr provimin me zotesi, por qe jane te pakte ne numrin total!
#Ja pra kjo eshte reforma ne drejtesi dhe gjyqtaret e prokuroret e ardhshem te sistemit te reformuar nga kjo mazhorance! Te gjithe e kane mendjen te “Vetingu” e nga ana tjeter eshte harruar Shkollla e rekrutimit te gjyqtareve e prokuroreve te arshshem si nga koleget por edhe ata te opozites qe mbeten shesheve e nderkohe zyrat e drejtesise po mbushen me militante! E ne keto kushte, mendoj se fjalen e mocme te popullit “Ujku, ujku, e çakalli ben kerdine” ta pershtase me “Vetingu, vetingu, e Shkolla e Magjistratures ben kerdin”!
#Pas_tre_vitesh_keta_do_te_bejne_drejtesi#

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet flamur vezaj shkolla e magjistraturësz sokol sadushi flamur vezaj shkolla e magjistraturësz sokol sadushi

Sondazh

Poll