Bota

“Presidenti i vendit duhet të jetë jo politik”/ Hoti: LDK-ja nuk voton, jemi parti opozitare 

18 Mars 2021, 12:49 Nga DOSJA
“Presidenti i vendit duhet të jetë jo politik”/ Hoti:

KOSOVË- Kryeministri në detyrë i Kosovës, Avdullah Hoti ka deklaruar se LDK-ja nuk do ta votojë kandidaturën e Vjosa Osmanit për Presidente. Në një pronincim për mediat, Hoti tha se i takon shumicës për të zgjedhur presidentin, ku njëkohësisht tha se presidenti i vendit duhet të jetë jo politikë.

“Ne nuk votojmë asnjë president ne jemi parti opozitare. I takon shumicës të bëjë konsultime për ta zgjedhur presidentin. Presidenti i vendit duhet të jetë jo politik”, tha Hoti.

Zgjedhja e Presidentit të Kosovës duhet të vendoset në një afat kohor 60 ditë nga zgjedhjet parlamentare. Nëse zgjedhja e Presidentit dështon brenda këtyre ditëve, vendi do të shkojë sërish në zgjedhje të jashtëzakonshme për të zgjedhur kreun e shtetit.

(I.A/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

diaspora diaspora avdullah hoti vjosa osmani zgjedhja e presidentit ne kosove avdullah hoti vjosa osmani zgjedhja e presidentit ne kosove

Sondazh

Poll