Bota

“Na lejoni të qendrojmë”/ Familja shqiptare përballet me dëbimin nga SHBA: Nuk kam më lot, kam qarë shumë 

18 Mars 2021, 11:06 Nga DOSJA
“Na lejoni të qendrojmë”/ Familja shqiptare përballet

SHBA- Familja Kackini po përballet me dëbimin nga SHBA-ja pasi i ka përfunduar data e rinovimit të vizës. Abc7ny kë bërë të ditur rastin e familjes shqiptare, e cila jeton prej 7 vitesh dhe kanë lindur 2 fëmijët e tyre andej. Fillimisht Arjeta Kackini ka shkruar në SHBA me vizë studentore për të kryer masterin andej, ndërkohë që bashkëshori i saj filloi një biznes rimodelimi në SHBA, e cila i lejoj ata që të qëndronin në SHBA përmes një vize investitori, e cila rinovohej në çdo 2 vite.


Çështja u ngrit kur çifti u kthye nga një vizitë në Shqipëri, pasi erdhën për të rinovuar pasaportat e tyre që skadonin në muajin prill. Çifti pas kthimit në SHBA ka aplikuar për zgjatje vizës së investitorit, por Shërbimi i Qytetarëve dhe Imigracionit të ShBA-së e përcaktoi kërkesën e tyre si gabim.

“Ne nuk po kërkojmë të bëhemi qytetarë të SHBA-së dhe të na dorëzojnë pasaportat e amerikane.Ne thjesht po kwrkojmw: Na lejoni të qëndrojmë këtu legalisht ashtu si kemi bërë në vitet e kaluara. Fjalë për fjalë nuk kam më lot sepse kam qarë aq shumë. Unë kam provuar gjithçka legalisht,” tha ajo.

Familja shqiptare ka një urdhër për ta lënë SHBA-në brenda datës 21 prill.

(I.A/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

diaspora diaspora arjeta kackini familja shqiptare ne shba arjeta kackini familja shqiptare ne shba

Sondazh

Poll