Bota

Abdixhiku: Në fundjavë do të formojmë institucionet e LDK-së, për të tjerat do të flasim nesër  

18 Mars 2021, 12:34 Nga DOSJA
Abdixhiku: Në fundjavë do të formojmë institucionet e

KOSOVË- Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka folur për takimin e nesërm me Albin Kurtin dhe Vjosa Osmanin. Telegrafi shkruan se Abdixhiku ka thënë se gjatë prioriteti për të është LDK-ja dhe formimi i institucioneve të saj. Në lidhje me çështjen e Presidentit, ai tha se LDK-ja po syni që t’i shmang zgjedhjet dhe të kontribuojë në formimin e institucioneve demokratike, në mënyrë që të përfaqësojnë të gjitha partitë në vend.

“Ne nesër kemi takimin bilateral, me palën tjetër. Po besoj që gjatë fundjavws do të formojnë organet e partisë, siç është Kryesia e LDK-së dhe aty e marrim vendimin për të gjitha çështjet në koordinim të plotë me grupin parlamentar të LDK-së. Tani për tani, ajo çfarë kam thënë është se LDK synon t’i shmang zgjedhjet, të kontribuoj në formimin e institucioneve dhe këto institucione të jenë demokratike, të përfaqësojnë të gjitha partitë politike, në veçanti pozita e presidentit. Për çështje tjera do të kuptoni pas takimit të nesërm”, tha kryetari i LDK-së.

Zgjedhja e Presidentit të Kosovës duhet të vendoset në një afat kohor 60 ditë nga zgjedhjet parlamentare. Nëse zgjedhja e Presidentit dështon brenda këtyre ditëve, vendi do të shkojë sërish në zgjedhje të jashtëzakonshme për të zgjedhur kreun e shtetit.

(I.A/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

diaspora diaspora lumir abdixhiku zgjedhja e presidentit ne kosove lumir abdixhiku zgjedhja e presidentit ne kosove

Sondazh

Poll