Bota

STUDIMI: Vaksina e Pfizer dhe AstraZenecës mbrojnë nga mutacioni i Brazilit

18 Mars 2021, 12:05 Nga DOSJA
STUDIMI: Vaksina e Pfizer dhe AstraZenecës mbrojnë nga mutacioni i

ANGLI- Vaksina e AstraZenecës dhe Pfizer/BioNTech mund të mbrojnë kundër mutacioneve të Brazilit. The Guardian shkruan se një studim i këtyre dy vaksinave të bëra nga Universiteti i Oxfordit ka treguar se këto vaksina mund të jenë më efektive se sa mendohej më parë kundrejt këtij varianti.

Studimi nga Oxfordi ka matur të gjithë nivelin e anti-trupave që neutralizojnë, ose ndalojnë infeksionin në variantet e Covid në Brazil, Angli dhe Afrikën e Jugut. Nga këto mutacione, studimi nxorri se ndaj variantit të Brazilit, vaksinat mund të jenë më efektive se sa te variantet e tjerë.

“Ky studim shtrihet në kuptimin tonë të rolit të ndryshimeve në proteinën spike në ikjen nga reagimi imunitar i njeriut, i matur si nivelet e antitrupave neutralizues. Rezultatet sugjerojnë që P1 mund të jetë më pak rezistent ndaj vaksinës dhe përgjigjeve imune të rikuperimit sesa B1351 (Afrika e Jugut), dhe i ngjashëm me B117 (Kent),” tha udhëheqësi i studimit, Gavin Screaton.

(I.A/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota astrazeneca biontech dhe pfizer gavin screaton astrazeneca biontech dhe pfizer gavin screaton

Sondazh

Poll