Bota

Nuk besonte nga Covid, Presidenti i Tanzanisë humb jetën nga një sëmundje zemre, zërat: Ka qenë i infektuar

18 Mars 2021, 11:42 Nga DOSJA
Nuk besonte nga Covid, Presidenti i Tanzanisë humb jetën nga një

TANZANI- Presidenti i Tanzanisë John Magufuli ka vdekur ditën e sotme në një spital në Dar es Salaam. Magufuli konsiderohej si një nga presidentët më skeptikë në lidhje me ekzistencës së Covid. CNN shkruan se Magufuli ka vdekur nga një sëmundje zemre në moshën 61-vjeçare, ndërkohë që sipas zërave të shumtë, presidenti ishte i infektuar me Covid. Lajmin për vdekjen e Presidentit, e ka dhënë nënpresidentja e vendit, Samia Suluhu Hassan. Hassan tha se nga ditë e djelë Tanzania do të hyjë në 14 ditë zie kombëtare.

“Presidenti John Magufuli vdiq nga një sëmundje zemre me të cilën ai ishte luftuar për më shumë se 10 vjet,” tha Samia Suluhu Hassan.

Ndërkohë që, rolin e Presidentes së vendit do ta marrë, Samia Suluhu Hassan. Ajo do të jetë presidentja e parë femër në Tanzani.

(I.A/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota humb jeten presidenti i tanzanise john magufuli samia suluhu hassan humb jeten presidenti i tanzanise john magufuli samia suluhu hassan

Sondazh

Poll