Politike

E pranon Endri Shabani: Nisma Thurje ka në lista një kandidat të dënuar më parë 

17 Mars 2021, 21:20 Nga DOSJA
E pranon Endri Shabani: Nisma Thurje ka në lista një kandidat të

TIRANË – Drejtuesi i Nismës Thurje, Endri Shabani, ka thënë publikisht se në listat e kësaj partie për zgjedhjet e 25 prillit, është kandidat për deputetë edhe një person i dënuar më parë.

I ftuar në ‘VizionPlus’, Shabani ka thënë se kandidati është dënuar për protestën që ka zhvilluar kundër inceneratorëve.

“Të gjitha fortat e tjera politike janë një rikthim në të shkuarën. Nisma Thurje ofron të ardhmen, ne po përpiqemi të ndërtojmë të ardhmen në këtë vend. Ne kemi 153 kandidatë në çdo qark të Shqipërisë. Ajo që kemi bërë deri tani ka qenë një seleksionim i kandidatëve tanë. Jemi përgatitur për fushatën zgjedhore. Kemi vetëm një të dënuar, që është dënuar se ka protestuar kundër inceneratorit të plehrave”, tha Endri Shabani.

(a.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike endri shabani endri shabani

Sondazh

Poll

Politike 17 Mars 2021, 20:12

TIRANË– Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka miratuar listat shumë-emërore të disa prej subjekteve garuese në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit, përfshirë ...