Aktualitet

Krim në Fier/ Nipi i “Ben Qimes” qëlloi 31 herë me thikë bashkëshorten shtatzënë dhe në sy të dy fëmijëve të mit

18 Mars 2021, 07:39 Nga DOSJA
Krim në Fier/ Nipi i “Ben Qimes” qëlloi 31 herë me

FIER– Irvana Hyka, 28 vjeçe ishte shtatzënë në javën e 6-të me Demokrat Medinajn. Çifti ishte i martuar prej vitesh dhe jetonin në lagjen “Sheq i Madh” në qytetin e Fierit, derisa dje pasdite, ku rreth orës 17:20, një konflikt mes tyre degradoi për tu kthyer në një krim monstruoz. 29-vjeçari Demokrat Medinaj e qëlloi të shoqen për vdekje me thikë, pa pyetur se ajo ishte shtatzënë apo se bashkë kishin edhe 2 fëmijë, 4 dhe 6 vjeç.

Paraprakisht raportohet se ai e ka qëlluar rreth 31 herë me thikë, ndërsa në vendngjarje ishin edhe dy fëmijët e mitur të çiftit të cilët kanë parë gjithçka. E reja ka ndërruar jetë menjëherë për shkak të plagëve të shumta. Kur ambulanca ka mbërritur ka parë gruan e shtrirë në tapet me plagë të shumta dhe të pajetë.

Ndërsa pas krimit, Medinaj është larguar dhe në vend që të dorëzohej në polici ka vrarë veten. Trupi i tij u gjet i pajetë në fushën e plehrave pak metra pas htëpisë së vetë Medinajt. Një tjetër detaj i përmendur nga policia është fakti se i riu nuk ka qenë i skeduar më herët as për dhunë në familje, as për rekorde kriminale apo për probleme të shëndetit mendor.

I vetmi “precedent” i të riut është fakti se ai është nipi i të fortit të Fierit, Arben Isufajt, i njohur si “Ben Qimja”. Ai është tashmë në kërkim nga policia, ndërsa familja e Irvanës ka marrë dy fëmijët e mitur dhe ka hapur dyert e mortit.  Ceremonia mortore e nënës së dy fëmijëve të mitur do të kryhet ditën e nesërme në fshatin Ferras. Të afërmit kanë dhënë dëshminë e tyre, të cilët pretendojnë se 29-vjeçari Demokrat Medinaj nuk vuante nga probleme mendore, ndërsa sipas tyre vajza ishte e urtë.

(f.m;f.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet burri vret gruan ne fier demokrat medinaj irvana hyka burri vret gruan ne fier demokrat medinaj irvana hyka

Sondazh

Poll