Bota

Zgjedhjet në Holandë, Mark Rutte fiton mandatin e katërt: Kam energji edhe për dhjetë vjet të tjera

18 Mars 2021, 08:01 Nga DOSJA
Zgjedhjet në Holandë, Mark Rutte fiton mandatin e katërt: Kam

HOLANDË- Qytetarët e Holandës kanë zgjedhur sërish qeverinë e Mark Rutte për t’i qeverisur. BBC shkruan se nga zgjedhjet e bëra, Partia e Rutte ka fituar më shumë vende në zgjedhjet parlamentare. Pas kësaj fitorejen Rutte pritet që të marrë mandatin e katërt si kryeministër i Holandës.

Sipas parashikimeve të fundit partia e Rutte pritet të marrë 36 vende. Partia liberale D66 pritet të marrë 24 vende në parlament. Ndërsa partia ekstremiste e djathë PVV mund të fitojë 17 vende. Ndërkohë që vendet e tjera në parlamentin holandez pritet ti marrin partitë e tjera. Në këto zgjedhje pjesëmarrja ishte shumë e lartë dhe 82.6% të popullsisë që votuan.

“Votuesit e Hollandës i kanë dhënë partisë time një votë të madhe besimi. Jo gjithçka ka shkuar mirë në 10 vitet e fundit por, çështja kryesore është të rindërtojmë vendin pas pandemisë së Covid-19. Kam energji edhe për dhjetë vjet të tjera,” tha Rutte.

Zgjedhjet e parakohshme në Holandë u mbajtën, pasi qeveria e Rutte dha dorëheqjen pas skandalit të mashtrimit mbi mirëqënien e fëmijëve. Partia e Rutte keqmenaxhoi të gjitha subvencionet të kujdesit për fëmijë dhe la shumë familje në borxhe.

(I.A/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota mark rutte rizgjidhet kryeminister mark rutte ne holande mark rutte rizgjidhet kryeminister mark rutte ne holande

Sondazh

Poll