Bota

“Nuk duam të përsërisim të njëjtin gabim si me Thaçin”/ Abdixhiku: Nuk duam president partiak

17 Mars 2021, 21:38 Nga DOSJA
“Nuk duam të përsërisim të njëjtin gabim si me

KOSOVË– Kryetari i ri i LDK-së, Lumir Abdixhiku se ata nuk do të jenë pjesë e qeverisë duke shtuar se nuk duan që në krye të shtetit të ketë president që anon nga partitë.

Në një intervistë që ka dhënë për ‘Çim Peka Live” Abdixhiku u shpreh se sa të jetë ai kryetar në krye të kësaj partie, LDK do të mbetet në opozitë.  Ai ka thënë se synon të ndërtojnë institucione, dhe se qytetarët sipas tij janë lodhur me zgjedhje, sakaq kërkon që pozita e presidentit të jetë e pavarur.

“LDK nuk do jetë pjesë e qeverisë, sa jam unë kryetar, LDK nuk do të jetë në qeveri, do të jem opozitë, do te merrem me rikthimin e LDK-së, në korigjimin e gabimeve që kemi pasë duke synuar ruajtjen e nivelit demokratik në vend. Çdo pretendent për president duhet të qartësojë se çfarë pozicioni ka ndaj LDK-së, është pozicion, urryes, apo netural, sepse presidenti këtë punë ka. Ne synojmë të ndërtojmë institucione, synojmë t’i shmangim zgjedhjet se qytetarët janë lodhur me zgjedhje, kërkojmë që pozita e presidentit të jetë e pavarur. Nuk po e personalizojë Hashim-Vjosë sepse po të ishte në nivell personal, zgjedhja do të ishte e thjeshtë. Kemi pasur president partiak sikurse Thaçit, nuk duam prapë një president partiak, presidenti duhet të ketë neutralitet”, tha ai.

(a.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni lumir abdixhiku lumir abdixhiku

Sondazh

Poll