Bota

Lumir Abdixhiku: LDK u kthye në një parti të mbyllur, unë do e hap për të rinjtë dhe të rejat

17 Mars 2021, 20:29 Nga DOSJA
Lumir Abdixhiku: LDK u kthye në një parti të mbyllur, unë do

KOSOVË- Kryetari i sapozgjedhur i LDK-së , Lumir Abdixhiku, ka teguar objektivat që ka për këtë parti.

Në një intervistë që ka dhënë për Çim Peka Live, ai ka thënë se LDK është e pazakontë për partitë e tjera për shkak të jetëgjatësisë që ka, që janë 31 vite, duke shtuar se kjo parti ishte e mbyllur për të rinj dhe të reja.

Ai ka thënë se qëllimi i tij është të hap dyert për të rinjtë dhe të rejat, sakaq ka shtuar se ka plane dhe ide të reja.

“Ajo çfarë ndikon rrjedhën e zhvillimeve politike ne vend janë qytetarët. Në Kosovë ka ndodhur një transformim radikal përsa i përket ndërrimit të gjeneratave. Partitë politike janë përpjekur të kapin këto ndryshime. Në të gjithë palët zgjedhore njerëzit më të votuar brenda LDK kanë qenë njerëz që kanë pasur kredibilitet politik, që kanë artikuluar zërin e të rinjve dhe te rejave që bëjnë shumicën e popullatës. LVV e kanë kapur këtë trend më parë se të tjerët por nuk ka determinuar proceset politike në partitë e tjera. Partitë politike valutën e vet kanë pëlqyeshëmërinë qytetare. Ne u dënuam. Kaq ishte. Kam 4 vite në LDK ideoligjikisht jam i lidhur me besimet që LDK i ka pasur edhe më herët. Në tri palë zgjedhje jam pranuar prej votuesit të LDK. Dhe kjo është substance e kësaj partie që I merr njerëzit në gjirin e vet dhe i jep mundësi që nuk e është e pranueshme për partitë e tjerë. Një ndërlidhje me votuesin ka qenë hapi i parë. LDK është e pazakontë për partitë e tjera për shkak të jetëgjatësisë që ka, që janë 31 vite, dhe në këto 31 vite ka gjenerata themeltare, që do të thotë që as nuk kanë ardhur në LDK, as nuk nuk shkojnë, por janë vetë LDK. Është e vetmja parti, ndër të para që ka tejkaluar veten dhe ka krijuar ide. Tani kur një parti ka një ide, njerëzit nuk lidhen me aktin themeltar, as me grupe interesi, por krijon platforma që të rinjtë dhe të reja, burra dhe gratë ti bashkohen kësaj ideje. Kështu ka ndodhur me LDK dhe kjo e bën më të fortë LDK-në. Ndaj ideja ime është që të hap dyert për të rinj dhe të reja, që nuk e kanë bërë. Dhe nga një parti intelektuale e viteve ‘90 është shndrruar së fundi një parti ka mbyllur dyert, sesa ka ftuar njerëz brenda saj. LDK nuk ka njerëz për të humbur, por nuk ka mjaftueshëm njerëz për të fituar.”- ka thënë ai. 

(a.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni lumir abdixhiku lumir abdixhiku

Sondazh

Poll