Bota

PDK nuk mbështet Vjosa Osmanin për Presidente: Kemi patur mbledhje të jashtëzakonshme  

18 Mars 2021, 07:21 Nga DOSJA
PDK nuk mbështet Vjosa Osmanin për Presidente: Kemi patur mbledhje

KOSOVË- Partia Demokratike e Kosovës nuk ka mbështetur kandidaturën e Vjosa Osmanit për Presidente. Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i PDK-së, Enver Hoxhaj, me anë të një njoftimi për shyp. Hoxhaj tha se këtë vendim e ka marrë kryesia e PDK-së gjatë mbledhjes së bashku me disa vendime të tjerë, të cilët nuk janë bërë publike.

“Kemi pasur një mbledhje jashtëzakonisht të mirë të Këshillit Drejtues, ku kemi nxjerrë tri katër vendime që janë jetike për PDK-në. Një vendim i rëndësishëm është që Këshilli Drejtues në mënyrë unanime nuk e mbështet kandidaturën e Vjosa Osmanit për presidente”, tha Hoxhaj.

Zgjedhja e Presidentit të Kosovës duhet të vendoset në një afat kohor 60 ditë nga zgjedhjet parlamentare. Nëse zgjedhja e Presidentit dështon brenda këtyre ditëve, vendi do të shkojë sërish në zgjedhje të jashtëzakonshme për të zgjedhur kreun e shtetit.

(I.A/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni enver hoxhaj vjosa osmani zgjedhja e presidentit ne kosove enver hoxhaj vjosa osmani zgjedhja e presidentit ne kosove

Sondazh

Poll