Bota

Biden e quajti vrasës, Kremlini tërheq ambasadorin rus nga SHBA: Uashingtoni na solli në rrugicë të verbër

18 Mars 2021, 07:38 Nga DOSJA
Biden e quajti vrasës, Kremlini tërheq ambasadorin rus nga SHBA:

RUSI- Rusia ka tërhequr ambasadorin e saj nga SHBA-ja pas kërcënimit të djeshëm që i bëri Presidenti Joe Biden homologut të tij Vladimir Putin. BBC shkruan se ambasadori,  Anatoly Antonov do të shkojë në Rusi për të parandaluar përkeqësimin e marrëdhënieve mes SHBA-së dhe Rusisë. Zëdhënësi i Putin, Dmitry Peskov tha e Uashingtoni i ka sjellë marrëdhëniet mes SHBA-së dhe Rusisë në një rrugixcë të verbërt dhe se duhet që t’i rregullojnë ato para se të prishen komplet.

“Ambasadori rus në Shtetet e Bashkuara, Anatoli Antonov është thirrur në Moskë për konsultime në mënyrë që të analizojë se çfarë duhet të bëhet në kontekstin e marrëdhënieve me Shtetet e Bashkuara. Gjëja më e rëndësishme për ne është të identifikojmë mënyra për të korrigjuar marrëdhëniet Rusi-SHBA, të cilat kanë kaluar periudha të vështira pasi Uashingtoni, në fakt, i solli ato në një rrugicë të verbër”, tha ajo.

Presidenti Biden ditën e djeshme ka kërcënuar Putin dhe e ka quajtur atë vrasës, pasi ky i fundit mendohet se ka tentuar që të ndërhyjë në zgjedhjet presidenciale.

(I.A/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota anatoli antonov dmitry peskov joe biden shba-rusi vladimir putin anatoli antonov dmitry peskov joe biden shba-rusi vladimir putin

Sondazh

Poll