Bota

Marrëdhënia me Vjosa Osmanin/ Lumir Abdixhiku: Duhet të qartësojë se çfarë pozicioni ka ndaj LDK-së. Presidenti nuk duhe

17 Mars 2021, 21:02 Nga DOSJA
Marrëdhënia me Vjosa Osmanin/ Lumir Abdixhiku: Duhet të

KOSOVË – Kreu i ri Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka folur për marrëdhëniet që ka me Vjosa Osmanin, ish-nënkryetaren e LDK-së.

Në një intervistë që ka dhënë për “Çim Peka Live”, ai ka thënë se Osmani duhet të qartësojë pozicionin e saj ndaj, LDK-së, sakaq ka shtuar se në Kosovë, presidenti nuk lejohet të ketë aktivitret partiak dhe nuk duhet të ketë.

Lumir Abdixhiku: Tani nuk jemi në fazën e kushteve, ajo që dua të bëj është që pala tjetër të qartësojë pozicionin karshi partive politike. Çdo pretendent për President duhet të qartësojë se çfarë pozicioni ka ndaj LDK-së, pozicion urryes, kundërshtues, apo neutral. Pala tjetër duhet të qartësojë këtë qasje. Duhet të qartësojë pozicionin e përfshirjes së presidentes së ardhshme me partinë e vet. Në Kosovë, presidenti nuk lejohet të ketë aktivitret partiak dhe nuk duhet të ketë. Përsa i përket grupit në fjalë, që janë ish-kolegë tanë, ata ideologjikisht janë më të afërt me mua se me Albin Kurtin. Shtëpia e tyre origjinale është LDK dhe kauza kundër LDK-së nuk ekziston. Ata duhet të qartësojnë nëse do jenë pjesë e qeverisë apo e opozitës. Një grup parlamentar që gjysma është në opozitë dhe gjysma me qeverinë, nuk shkon. 

(a.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni lumir abdixhiku lumir abdixhiku

Sondazh

Poll