Bota

Abazoviç mohon pretendimet në Parlamentin Evropian: S’jemi qeveri ‘pro-ruse’ duam integrimin evropian

17 Mars 2021, 18:46 Nga DOSJA
Abazoviç mohon pretendimet në Parlamentin Evropian: S’jemi

MALI I  ZI-Zëvendës-kryeministri i Malit të Zi, shqiptari Dritan Abazoviç ka hedhur poshtë akuzat se qeveria e tij është pro-ruse.

Para Komitetit për Punët e Jashtme të Parlamentit Evropian, Abazoviç ka thënë se mendimet se qeveria është pro-ruse, nuk janë të vërteta, pasi i vetmi qëllimi i Malit të Zi është integriteti në Bashkimin Evropian.

“Ekziston një frikë se ne jemi një qeveri pro-ruse, se jemi të mbështetur nga njerëz kundër BE-së, unë dua t’ju siguroj se kjo nuk është e vërtetë. Unë nuk dua të them se të gjithë ata që na mbështesin janë 100 për qind të përkushtuar në integrimin në BE, por qeveria është 101 për qind e përkushtuar në atë rrugë. Kush dëshiron të devijojë nga ajo rrugë vetëm pak, nuk do të jetë në gjendje të jetë partneri ynë në të ardhmen,”-ka thënë ai.

Po ashtu, ai ka shtuar se Bashkimi  Evropian është partneriteti kryeson i Malit të Zi dhe ka kërkuar mbështetje.

Ne duam të jemi pjesë e një bote demokratike dhe kemi potencialin të bëhemi. Ne nuk kemi asnjë ambicie për të krijuar probleme për askënd.  Ju lutemi na mbështesni, ne me siguri do të bëjmë gabime, por ju duhet ta kuptoni se si qeveri e re kemi nevojë për njerëz të rinj, energji të re në çdo institucion në mënyrë që të arrijmë rezultate,” tha ai.

(k.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni dritan abazovic dritan abazovic

Sondazh

Poll