Bota

Nesër merret vendimi/ Franca pritet të shtrëngojë masat izoluese në vendet me numër më të lartë infektimesh

17 Mars 2021, 17:22 Nga DOSJA
Nesër merret vendimi/ Franca pritet të shtrëngojë masat

FRANCË-Qeveria franceze pritet të shtrëngojë masat izoluese në zonat më të prekura nga Covid-19 në vend. Lajmi është konfirmuar nga një zyrtarë i qeverisë.

Sipas mediave të huaja, vendimi pritet të shpallet ditën e nesërme në orën 18:00. Ndërkohë, mësohet se po zhvillohen diskutime për masat në rajonet më të prekura.

“Nga tani dhe deri nesër, do të kryhen konsultime në rajonet më të prekura për të mbledhur mendimin e autoriteteve lokale mbi masat e planifikuara,”-ka thënë një zyrtar.

Që prej fillimit të pandemisë në Francë janë shënuar 4,108,108 raste infektimi dhe kanë ndërruar jetë 91,170 pacientë.

(k.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota france masat anti-covid ne france france masat anti-covid ne france

Sondazh

Poll