Politike

Covid-19 në Shqipëri/ Rama: Unë po bëj çmos për vaksinat, opozita vendos interesin partiak mbi mbrojtjen e njerëzve

17 Mars 2021, 20:18 Nga DOSJA
Covid-19 në Shqipëri/ Rama: Unë po bëj çmos për

TIRANË– Kryeministri Edi Rama, ka thënë se qeveria po bën çmos, për të intensifikuar vaksinimin. Krahasa fotove që ka publikuar në rrjetet sociale nga procesi i vaksinimit, thotë se do të vazhdojmë punën për të nxjerrë popullin nga tuneli i pandemisë.

Rama ka hedhur akuza ndaj opozitës, duke thënë se po vendos interesin partiak dhe fushatën elektorale mbi detyrën për mbrojtjen e shëndetit të njerëzve.

“Lufta për t’u çliruar nga pandemia është sfida e sfidave, që duhet të na bashkojë të gjithëve, duke bërë secili detyrën e vet për të mbrojtur të tjerët, me forcën e shembullit e me gjithçka ka në dorë! Unë dhe shumica qeverisëse po bëjmë çmos, për të intensifikuar vaksinimin, por pa harruar respektimin e rregullave, por fatkeqësisht opozita po vendos interesin partiak, fushatën elektorale, mbi detyrën për mbrojtjen e shëndetit të njerëzve… Ne do të vazhdojmë, pa u lodhur, të luftojmë me gjithsej për ta nxjerrë popullin nga tuneli i pandemisë, duke vaksinuar, vaksinuar, vaksinuar dhe për ta lehtësuar sezonin e ardhshëm turistik, bashkë me ekonominë e me jetën komunitare. Dhe do t’ia dalim, medoemos.”- shkruan Rama.

(A.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama edi rama

Sondazh

Poll

Politike 17 Mars 2021, 20:12

TIRANË– Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka miratuar listat shumë-emërore të disa prej subjekteve garuese në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit, përfshirë ...

Politike 17 Mars 2021, 18:09

TIRANË- Kandidati për deputet i Partisë Socialiste në qarkun e Kukësit, Melaim Damzi është transportuar me urgjencë në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë...