Politike

Rama kërkoi përjashtimin e tij nga PS pasi refuzoi të ishte në listë, ambasada e SHBA falënderon Dritan Lelin për partner

17 Mars 2021, 19:24 Nga DOSJA
Rama kërkoi përjashtimin e tij nga PS pasi refuzoi të ishte

TIRANË- Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, së fundmi ka shpërndarë një postim të bërë nga kryebashkiaku i Vlorës, Dritan Leli.

Ambasada e SHBA shkruan se janë shumë krenar me partneritetin me Bashkinë e Vlorës, sakaq kaën falenderuar Lelin për mbështetjen e tij. 

“Këndet tona Amerikane në të gjithë Shqipërinë përfaqësojnë miqësinë midis SHBA dhe Shqipërisë. Ne jemi shumë krenarë për partneritetin tonë të fortë me Bashkinë e Vlorës. Faleminderit, Kryetari Leli për mbështetjen tuaj. Le të vazhdojmë të ëndërrojmë, të shpërndajmë njohuri dhe të fuqizojmë rininë në 30 vitet e ardhshme dhe më tej, krah për krah!” thuhet në postimin e bërë nga Ambasada e SHBA në Tiranë.

Dy ditë më parë Kryebashkiaku i Vlorës, Dritan Leli,, i cili refuzoi të kandidonte për deputetë nën siglën e PS-së,  shkruante se është e rëndësishme që mirënjohja të kujtohet.

“Është e rëndësishme që mirënjohja të kujtohet, jo vetëm në data të caktuara, dhe jam i sigurt që me marrëdhënien që kemi ndërtuar me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, falenderimet nuk shkojnë vetëm në përvjetorë, si sot që bëhen 30 vite nga rivendosja e marrëdhënieve diplomatike. Prej thuajse 20 vitesh, nga tre Këndet Amerikane që ndodhen në Shqipëri, njëri është në Vlorë, në bibliotekën e qytetit. Ambasada Amerikane kujdeset çdo vit ta pasurojë @AmericanCornerVlora me gjithë ç’u nevojitet të rinjve, për t’u zhvilluar në pikëpamjen kulturore dhe teknologjike, dy armë që koha kërkon t’i pasurosh çdo ditë. Çfarë më shumë se nxitja dhe krijimi i mundësive për t’u bërë profesionistë e të pavarur do t’iu duhej të rinjve? Vendi që na ka mësuar të ëndërrojmë, e ka mundësuar këtë hap të zhvillimit prandaj këto janë data që duhet t’i njohin të gjithë. Gëzuar përvjetorin” shkruante Leli.

Dritan Leli, pak ditë më parë u përjashtua se nga radhët e Partisë Socialist për shkak se ai refuzoi të japë dorëheqjen për t’u kandiduar si deputet, pasi mësoi se i ishte ofruar një pozicion jo i favorshëm në listë. Në lidhje me këtë pati shumë polemika, ndërkohë, Kryeministri Edi Rama tha se “Si me të, si pa të, ne do të vazhdojmë përpara”. 

(a.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike ambasada amerikane dritan leli edi rama ambasada amerikane dritan leli edi rama

Sondazh

Poll

Politike 17 Mars 2021, 18:09

TIRANË- Kandidati për deputet i Partisë Socialiste në qarkun e Kukësit, Melaim Damzi është transportuar me urgjencë në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë...