KQZ hoqi 78 emra nga lista/ Partia Demokratike: Vendim i padrejtë dhe i paligjshëm, i diktuar nga interesat politike të maxho
17 Mars 2021, 19:47Nga DOSJA
TIRANË- Partia Demokratike ka reaguar në lidhje me vendimin e KQZ për të miratuar listat shumë emërore vetëm me kandidatët e nevojshëm duke i hequr 78-të tjerë.
Në një postim që ka bërë në rrjetet sociale, PD-së shkruan se është një vendim i padrejtë dhe i paligjshëm, dhe sipas tyre i diktuar nga interesat politike të mazhorancës. PD shprehet se do të ankimojë vendimin në të gjitha shkallët ankimore.
“Vendimi i sotëm i KQZ për mosregjistrimin e plotë të listave të koalicionit është një vendim i padrejtë dhe i paligjshëm, i diktuar nga interesat politike të maxhorancës. Pasi ndryshoi rregullat e lojës në mënyrë të njëanshme, maxhoranca synon të imponojë rregulla të tjera, të cilat pamundësojnë përfaqësimin e plotë dhe të drejtë të të gjitha partive përbërëse të koalicionit tonë. Këto rregulla të njëanshme synojnë që të lënë të lënë të papërfaqësuara parti të cilat përfaqësojnë shtresa të ndryshme shoqërore dhe komunitete të caktuara, veçanërisht minoritetet. Asnjë vendimmarrje e tillë nuk ka për të penguar koalicionin tonë që të garojë me potencialin e tij të plotë, njerëzor dhe programor. Kjo vendimmarrje, si të gjitha vendimmarrjet e padrejta, do të ankimohet menjëherë nga ana jonë në të gjitha shkallët ankimore. Asgjë nuk do të na ndalojë të sjellim ndryshimin në Shqipëri me njerëzit tanë të mrekullueshëm, që kanë nevojë dhe e duan kaq shumë ndryshimin! Ne do ta bëjmë të mundur këtë në datën 25 Prill me ndihmën e të gjithë shqiptarëve” – thuhet në deklarate.
TIRANË– Në mbledhjen e sotme të Komisionit Qendror Zgjedhor, ku u miratua dhe lista shumëemërore e PD-së, e kandidatëve për deputetë, ka pasur edhe debate....
TIRANË- Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, së fundmi ka shpërndarë një postim të bërë nga kryebashkiaku i Vlorës, Dritan Leli.Ambasada...
TIRANË–Komisioni Qendror i Zgjedhjeve jep “ok” për miratimin e Tom Doshit në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit. Në mbledhjen e sotme, KQZ ka vendosur re...
TIRANË- Ligji i dekriminalizimit, i iniciuar nga partitë politike në vendin tonë, ndalon personat e dënuar të kandidojnë në zgjedhje.Kështu kandidatëve u k...
Politike17 Mars 2021, 18:09
TIRANË- Kandidati për deputet i Partisë Socialiste në qarkun e Kukësit, Melaim Damzi është transportuar me urgjencë në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë...
TIRANË- Ditën e sotme, Komisioni Qëndror i zgjedhjeve është mbledhur për të diskutuar mbi listat shumë emërore të kandidatëve për deputet nga forcat politi...
TIRANË– Në mbledhjen e sotme që është zhvilluar ditën e sotme nga Komisionin Qendror i Zgjedhjevem, është miratuar lista shumëemërore të Partisë Nisma Thur...
TIRANË– Gazmend Koduzi, ishte një prej emrave që u hoq nga lista e kandidatëve të Partisë Demokratike për deputet në qarkun e Tiranës. (Shiko këtu) M...
TIRANË- Këshilli i Lartë Gjyqësor i ka dërguar presidentit Meta emrat e katër kandidatëve për të qenë pjesë e Gjykatës së Lartë. KLGJ, nëpërmjet një njofti...