Politike

KQZ largon 78 kandidatë për deputetë nga lista/ Përfaqësuesi i PS-së kërkon hetime të thelluara për Rezart Tushën dhe

17 Mars 2021, 19:43 Nga DOSJA
KQZ largon 78 kandidatë për deputetë nga lista/

TIRANË– Në mbledhjen e sotme të Komisionit Qendror Zgjedhor, ku u miratua dhe lista shumëemërore e PD-së, e kandidatëve për deputetë, ka pasur edhe debate.

Ndërkohëm, përfaqësuesi i Partisë Socialiste në KQZ, Eridian Salianji kërkoi hetime të thelluara për dy kandidatë të Partisë Demokratike Rezart Tushën që kandidon në Durrës me nr 8 dhe Zef Hilën që kandidon në Shkodër me nr.5 pasi sipas tij, ka indicie se janë pjesë e dekriminalizmit edhe pse ata nuk e kanë deklaruar. Po ashtu, Salianji ka ironizuar kryetarin e PD-së, Lulzim Basha, duke thënë se mosmarrëveshjet e tij me aleatët nuk mund të zgjidhen nga KQZ.

“Sherri që mund të ketë Luli me aleatët nuk mund ta zgjidhë KQZ-ja, si puna e adoleshentit që kur i bërtet shumë në shtëpi ke hall mos të ikën nga shtëpia.Nr 8 në Durrës ku ka dalë një vendim dhe ai nuk e ka deklaruar. KQZ duhet të bëhet një verifikim të shpejtë dhe  5 në Shkodër jemi njohur që është person në hetim dhe formular nuk e ka deklaruar. KQZ të vendos një standard që tu jepte mundësi zbatimin e ligjit të dekriminalizmit dhe nëse përgjigja do na  vjen që do hiqen nga vlerat e votimit do jetë e pamundur., KQZ të bëj një hetim të thelluar dhe i shpejtë para se të dal fleta e votimit “ përfaqësuesi i PS në KQZ Eridian Salianji”- ka thënë ai.

LAJM KRYESOR: KQZ lejon kandidimin e Tom Doshit në zgjedhje, ‘krasit’ me 78 emra listën e PD, opozita: E padrejtë, do ta ankimojmë! Përfaqësuesi i PS kërkon hetime: Kemi indie për Rezart Tushën dhe Zef Hilën (VENDIMET)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike eridian salianji eridian salianji

Sondazh

Poll

Politike 17 Mars 2021, 18:09

TIRANË- Kandidati për deputet i Partisë Socialiste në qarkun e Kukësit, Melaim Damzi është transportuar me urgjencë në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë...