Politike

17 Mars 2021, 20:12 Nga DOSJA

TIRANË– Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka miratuar listat shumë-emërore të disa prej subjekteve garuese në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit, përfshirë edhe atë të Partisë SocialDemokrate.

Gjatë mbledhjes së sotme, KQZ kaloi koalicionin PD-Aleanca për Ndryshim, por duke “krasitur” 78 kandidatë që dolën tepër nga 12 qarqet e vendit. Sipas KQZ, PD ka dërguar 214 kandidatë nga 153 që duhen, por kjo sipas Celibashit nuk përbën arsye për të mos miratuar listat.

Po ashtu në mbledhjen e sotme, një debat i gjatë u zhvillua edhe lidhur me lejimin e kandidimit të deputetit Tom Doshi në zgjedhjet e 25 prillit. Për kreun e KQZ, Ilirjan Celibashi, nuk ka asnjë fakt që ka shkelje që ndalon kandidimin e tij. Në mbledhjen e sotme gjithashtu u miratuan listat shumëemërore të Nismës Thurje dhe ajo e Lëvizjes së Re.

Në fjalën e tij, përfaqësuesi i Partisë Socialiste në KQZ, Eridian Salianji kërkoi hetime të thelluara për dy kandidatë të PD, Rezart Tushën që kandidon në Durrës me nr 8 dhe Zef Hilën që kandidon në Shkodër, në vendin e 5, me pretendimin se ka indicie se janë pjesë e dekriminalizmit edhe pse nuk e kanë deklaruar atë në formularin e vetëdeklarimit.

Pas mbledhjes së KQZ, një reagim zyrtar ka ardhur edhe nga Partia Demokratike, duke e cilësuar si një vendim të padrejtë dhe të diktuar nga interesat politike të mazhorancës. PD shprehet se do të ankimojë vendimin në të gjitha shkallët.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike kqz mbledhja e kqz kqz mbledhja e kqz

Sondazh

Poll

Politike 17 Mars 2021, 18:09

TIRANË- Kandidati për deputet i Partisë Socialiste në qarkun e Kukësit, Melaim Damzi është transportuar me urgjencë në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë...