Politike

17 Mars 2021, 18:09 Nga DOSJA

TIRANË- Kandidati për deputet i Partisë Socialiste në qarkun e Kukësit, Melaim Damzi është transportuar me urgjencë në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”.

Mësohet se Damzi është sjellë në Tiranë me helikopter për shkak të gjendjes së tij jo të mirë shëndetësore, por nuk dihet se çfarë i ka shkaktuar komplikacione në shëndet socialistit. 

Vetë kandidati për deputet ka reaguar lidhur me rastin duke sqaruar se kishte shkuar në QSUT për disa ekzaminime të hollësishme, por tashmë ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore.

“Mirmbrema te gjitheve, duke ju referuar lajmit te bere publik ju bej me dije , se diten e sotme kam kaluar disa probleme shendetesore , ku me eshte dashur per te bere disa ekzaminime me te hollesishme prane QSUT Tirane. Ne keto momente gjendja ime shendetesore paraqitet e stabilizuar. Duke falenderuar nga zemra,”- shprehet Melaim Damzi.

Damzi është mjek në profesion dhe renditet i katërti në listën e kandidatëve për deputetë të Partisë Socialiste në qarkun e Kukësit. 

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike melaim damzi melaim damzi ne qsut melaim damzi melaim damzi ne qsut

Sondazh

Poll