Aktualitet

Vrau bashkëshorten me thikë pas një konflikti çasti! 29-vjeçari nga Fieri, nip i “Ben Qimes”, lidhja me të akuzuarin p

17 Mars 2021, 18:00 Nga DOSJA
Vrau bashkëshorten me thikë pas një konflikti çasti!

FIER– Demokrat Medinaj, 29-vjeçari që vrau bashkëshorten me thikë pasditen e sotme në lagjen “Sheq i Madh” të Fierit është nipi i “Ben Qimes”. Ky i fundit, dyshohet të jetë përfshirë në disa episode të trafikut të kokainës nga Holanda në Itali gjatë periudhës 2004-2005.

Kush është “Ben Qimja”?

Biznesmeni fierak Arben Isufaj i njohur edhe si “Ben Qimja”,  ka një të kaluar kriminale në shtetin italian dhe është dënuar nga Gjykata e Torinos për trafik ndërkombëtar lëndësh narkotike. Ai u arrestua për t’u ekstraduar në Itali në mars 2014, por kërkesa e autoriteteve italiane u hodh poshtë nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier.

Me një vendim të Gjykatës së Tiranës, më 11 mars ai u la në masën e sigurisë “arrest në burg”. Kjo masë u kundërshtua nga Isufaj në Apel, i cili vendosi që kjo masë të ishte me afat 30-ditor. Në një kohë që afati përfundonte më 9 prill, dy ditë me herët Gjykata e Tiranës vendosi masën “arrest në burg” pa afat për biznesmenin.

LAJMI KRYESOR: E rëndë në Fier! Nipi i ‘Ben Qimes’ vret me thikë bashkëshorten dhe largohet nga banesa, Policia ngre pika kontrolli për ta kapur

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet ben qimja burri vret gruan ne fier ben qimja burri vret gruan ne fier

Sondazh

Poll

Aktualitet 17 Mars 2021, 17:05

FIER– Dy të mitur kanë humbur sot nënën e tyre, pasi 29-vjeçari Demokrat Medinaj qëlloi për vdekje me thikë bashkëshorten e tij, Irvana! Krimi në familje...